Paguhet borxhi i Irakut për gazin iranian
(last modified Thu, 16 Jun 2022 08:24:53 GMT )
Qershor 16, 2022 10:24 Europe/Tirane
  • Paguhet borxhi i Irakut për gazin iranian

Ministri iranian i Naftës tha: Iraku ka pranuar kthimin e borxhit që i detyrohet Iranit për blerjen e gazit dhe që kap vlerën e 1.6 miliardë dollarëve.

Sipas IRNA, ministri iranian i naftës Xhavad Oxhi në Twitter shkroi: "Fatmirësisht, me diplomaci aktive energjetike dhe pas disa muaj negociatash, borxhi i vonuar prej 1.6 miliardë dollarësh për eksportet e gazit në Irak, u mor ".  Ministri iranian i Naftës tha: Nga fillimi i këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar, vëllimi i eksportit të gazit në këtë vend është rritur me 25% dhe të ardhurat nga valuta me 90%. Arritjet e Iranit në rritjen e eksporteve të naftës janë bërë në kuadër të fushatës së presionit maksimal, pavarësisht vazhdimit të sanksioneve të njëanshme dhe të paligjshme të SHBA-së kundër Republikës Islamike të Iranit, përfshirë sanksionet ndaj eksporteve të naftës. Një nga qëllimet më të rëndësishme të Uashingtonit që nga vendosja e sanksioneve të njëanshme kundër Iranit, të cilat hynë në fuqi në nëntor 2018, ka qenë ndalimi i eksporteve të naftës të Iranit. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara nuk mundën të arrinin sukses të konsiderueshëm në këtë drejtim dhe eksportet e naftës së Iranit, si dhe produktet e naftës të Iranit, vazhduan të shtohen në mënyra të ndryshme, pavarësisht nga vëllimi i tyre.

Tags