Lideri Suprem: Arsyeja e fitores së kombit iranian është rezistenca
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i129296-lideri_suprem_arsyeja_e_fitores_së_kombit_iranian_është_rezistenca
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei trajtoi armiqësinë e pandërprerë të armiqve, duke thënë se rezistenca dhe guximi i kombit iranian e ka ndihmuar gjithmonë atë të dalë fitimtar nga vështirësitë e ndryshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 28, 2022 16:19 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem: Arsyeja e fitores së kombit iranian është rezistenca

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei trajtoi armiqësinë e pandërprerë të armiqve, duke thënë se rezistenca dhe guximi i kombit iranian e ka ndihmuar gjithmonë atë të dalë fitimtar nga vështirësitë e ndryshme.

Ajetollah Khamenei u takua të martën në Teheran me një grup të personelit dhe stafit të Gjyqësorit iranian në përvjetorin e një shpërthimi terrorist që vrau 74 zyrtarë kryesorë, duke përfshirë edhe shefin e Gjyqësorit iranian Ajetollah Mohammad Beheshti në vitin 1981. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik tha se e njëjta përkrahje hyjnore që ndihmoi kombin iranian të kapërcejë sprovat, mbizotëron edhe sot. “Arsyeja pas triumfit dhe fitores mahnitëse të kombit iranian dhe Republikës Islamike përballë ngjarjeve të mëdha dhe të hidhura të vitit 1981 ishte rezistenca, përpjekja dhe guximi i tyre përballë armiqve”, tha Ajetollah Khamenei. “Kjo traditë hyjnore mund të përsëritet në të gjitha kohërat dhe ne duhet të dimë se Zoti në vitin aktual persian 1401 është i njëjti Zot i vitit 1981", shtoi ai. Një bombë e fuqishme shpërtheu në selinë e Partisë Republikane Islamike (IRP) në Teheran më 28 qershor 1981, ndërsa një takim i liderëve të partisë ishte në zhvillim e sipër. Krahas Ajatollah Beheshtit, katër ministra të kabinetit, 27 deputetë dhe disa zyrtarë të tjerë të qeverisë humbën jetën në këtë krim të kryer nga terroristët e MEK. “Përballë të gjitha këtyre ngjarjeve, në krye qëndronte Imam Khomeini, i lartë si mali Damavand. Zyrtarët gjithashtu qëndruan me vendosmëri, ashtu si populli dhe rinia revolucionare”, tha Ajetollah Khamenei. “Dhe ata mundën të ndryshonin situatën e vendit 180 gradë, në mënyrë që dështimet e njëpasnjëshme të shndërroheshin në fitore të njëpasnjëshme. Hipokritët e MEK u pastruan nga rrugët, ushtria dhe Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik u bënë më të fortë dhe vendi u kthye në normalitet”. Lideri Suprem preku edhe momente të tjera në jetën e Revolucionit Islamik kur vendi u përball me mangësi dhe dobësi në disa fusha. “Si në vitin 1981, ashtu edhe pas kësaj në katër dekadat e fundit, armiku është përfshirë nga gëzimi dhe herë pas here është bërë shpresëdhënës, duke menduar se revolucioni dhe struktura ishin në prag të kolapsit, por shpresa e tij është kthyer në dëshpërim. Problemi i armiqve është se nuk e kuptojnë sekretin e këtij dëshpërimi. Armiku nuk mund ta kuptojë se në këtë botë, përveç kalkulimeve politike, ka edhe kalkulime të tjera, përkatësisht traditat hyjnore”, tha ai. Në vitin 1981, tha Lideri Suprem i Revolucionit Islamik , "kombi iranian ishte në gjendje të zhgënjejë armikun duke qenë në orbitën e një prej traditave hyjnore, domethënë xhihadit dhe rezistencës. Sot, i njëjti rregull dhe ligj është në fuqi... dhe ne duhet të përpiqemi të bëhemi shenjë e traditave hyjnore për të arritur përparim dhe fitore”. Ajetollah Khamenei e përshkroi Gjyqësorin si një shtyllë të rëndësishme dhe me ndikim në vend, duke u bërë thirrje zyrtarëve të tij që ta bëjnë përparësi kryesore luftën kundër korrupsionit.