Gharibabadi kritikon "Standardet e rreme evropiane të të drejtave të njeriut"
Sekretari i Shtabit të të Drejtave të Njeriut të Republikës Islamike të Iranit, në faqen e tij personale në Twitter, kritikoi standardet e rreme evropiane të të drejtave të njeriut".
Sipas raportimeve të mediave, tentativa e rreth emigrantëve afrikanë për të hyrë në qytetin kufitar spanjoll Melilla ka sjellë vdekjen e dhimbshme të afro 20 personave dhe plagosjen e disa të tjerëve. Sipas faqes së internetit të Shtabit të të Drejtave të Njeriut, “Kazem Gharibabadi”, Sekretari i Shtabit të të Drejtave të Njeriut të Republikës Islamike të Iranit, në faqen e tij personale në Twitter ka shkruar: Emigrantët afrikanë shkuan në kërkim të një jete më të mirë, por vdiqën në kufirin Marok-Spanjë. Gharibabadi vazhdoi të shkruante se standardet e rreme evropiane të të drejtave të njeriut nuk çojnë kurrë në mbrojtjen dhe promovimin e vërtetë të të drejtave individuale.