Ofrohet ndihmë për viktimat e tërmetit në Hormozgan
Pas tërmetit me magnitudë 6.11 ballë të shkallës Rihter mëngjesin e së shtunës në provincën Hormozgan, në jug të Iranit, vazhdojnë përpjekjet për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, si pasojë e tërmetit, shumica e shtëpive në fshatin Siahkhosh në provincën Hormozgan pothuajse u shkatërruan dhe në vapën përvëluese të jugut, banorët e këtij fshati kanë nevojë për strehim të freskët dhe nevojë urgjente për ndihma për të përballuar jetesën. Në të njëjtin kuadër, ekipet e ndihmës së provincës Hormozgan dhe provincave të tjera të Iranit po heqin gërmadhat dhe po ngrenë tenda strehimi në zonat e prekura nga tërmeti të provincës Hormozgan, përfshirë fshatin Siahkhosh. Ahmad Vahidi, Ministri i Brendshëm i Iranit, të shtunën në mbrëmje vizitoi zonat e prekura nga tërmeti në provincën Hormozgan dhe theksoi se duhet të sigurohen të gjitha mundësitë dhe ndihmat e nevojshme për njerëzit e zonave të prekura nga tërmeti. Ministri i Shëndetësisë, Trajtimit dhe Edukimit Mjekësor, “Bahram Ainullahi”, gjatë vizitës në zonat e prekura nga tërmeti tha se në zonat e prekura nga tërmeti në provincën Hormozgan është ngritur një ambulancë emergjente. Si pasojë e tërmetit të djeshëm në provincën Hormozgan, 5 persona kanë humbur jetën dhe 85 persona janë lënduar.