Regjimi sionist e ka humbur betejën me Iranin
Në përgjigje të fjalëve të Dr. Kamal Kharrazi, ish-ministrit të Jashtëm të Iranit dhe kreut të Këshillit Strategjik të Politikës së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, shefi i shtabit të ushtrisë së regjimit sionist foli për kërcënimin e Iranit dhe duke iu drejtuar opsionit ushtarak dhe e konsideroi atë një detyrë morale.
Gjatë një interviste të transmetuar më 17 korrik në kanalin Al-Jazeera, Kharrazi hodhi poshtë pretendimet se Irani synon të ndërtojë armë bërthamore, duke thënë, megjithatë, se Republika Islamike ka aftësitë teknike, si rritja e nivelit të pasurimit të uraniumit nga 20% në 60%. "Kërcënimi i sigurisë sonë nga vendet fqinje do të rezultojë në një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj Izraelit," paralajmëroi Kharrazi, duke thënë se Irani kishte kryer stërvitje të gjera ushtarake për të demonstruar aftësinë e tij për të goditur objektiva thellë brenda Izraelit në rast se "instalimet tona jetike dhe të ndjeshme do të shënjestroheshin". Sa i përket negociatave indirekte me Shtetet e Bashkuara për të ringjallur marrëveshjen e vitit 2015 me Iranin, ai tha se ishte e vështirë të zhvillohej një dialog i drejtpërdrejtë me Uashingtonin në dritën e një muri të trashë mosbesimi për shkak të politikave armiqësore të Shtëpisë së Bardhë kundër Teheranit. Ai shtoi se nuk ka asnjë garanci se Shtetet e Bashkuara do të respektojnë marrëveshjen bërthamore me Iranin, çka pengon çdo marrëveshje eventuale. Njoftimi se një Iran është në prag të një bombe bërthamore trondit sionistët dhe shkakton konfuzion total në Izrael. Intervista e diplomatit të lartë iranian me kanalin Al-Jazeera u trajtua gjerësisht në qarqet politike dhe mediatike sioniste, të cilat besojnë se deklaratat e Kamal Kharrazit ilustrojnë dobësinë e Izraelit ndaj Republikës Islamike, por edhe joefikasitetin e treguar nga Yair Lapid, kryeministri izraelit, në pranimin e premtimeve boshe të Bidenit për të kundërshtuar atë që ata e quajnë kërcënim nga Irani. I cituar nga faqja e internetit 0404 News, Danny Danon, ish-përfaqësuesi i përhershëm i Izraelit në OKB, tha se fjalët e Kamal Kharazit nuk tregojnë asgjë veç dështimit të Yair Lapid në një kohë kur Irani njofton se ka aftësinë për të prodhuar një bombë bërthamore. Danon thotë se ai beson se kjo do të thotë kolapsi i fuqisë parandaluese të Izraelit. Megjithëse Irani aktualisht nuk ka një bombë atomike dhe nuk ka ndërmend ta ndërtojë një të tillë, ai është i pajisur me raketa dhe dronë të fuqishëm për të krijuar parandalim, dhe në fakt, çdo aksion i mundshëm ushtarak kundër objekteve bërthamore të Iranit, për të cilët ka kërcënuar herë pas here regjimi sionist, do të përballet me sulme të gjera me raketa ndaj objektivave strategjikë thellë në Palestinën e pushtuar dhe mbi këtë bazë, disa ekspertë ushtarakë izraelitë thonë se bomba atomike e Iranit është Dimona dhe objektet e tjera bërthamore të regjimit sionist. Megjithatë, nuk duhet të anashkalojmë faktin se me vizitën e presidentit amerikan Joe Biden në Palestinën e pushtuar, kërcënimet rajonale të regjimit sionist janë shtuar.