Komandanti i Përgjithshëm i IRGC: Po kërkojmë armët më të avancuara
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i130196-komandanti_i_përgjithshëm_i_irgc_po_kërkojmë_armët_më_të_avancuara
Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike theksoi: "Ne po kërkojmë të prodhojmë dhe të marrim armët më të avancuara".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 24, 2022 16:20 Europe/Tirane
  • Komandanti i Përgjithshëm i IRGC: Po kërkojmë armët më të avancuara

Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike theksoi: "Ne po kërkojmë të prodhojmë dhe të marrim armët më të avancuara".

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, gjeneralmajor Hossein Salami, komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, sot (e dielë) në Festivalin Malik Ashtar të IRGC-së tha: "Armët janë efektive në luftë dhe ne po kërkojmë të prodhojmë dhe të marrim armët më të avancuara, por ne nuk mbështetemi tek ato dhe nuk presim mrekulli nga armët, por mbështetemi te Zoti, dhe ky është sekreti i fitores sonë". Gjeneralmajor Hossein Salami gjithashtu shtoi: “A ka krenari më të lartë se kur një pjesëtar i Gardës Revolucionare bëhet objektivi qendror i Amerikës dhe kur ai martirizohet, armiku e ndjen se e ka kapur botën me martirizimin e tij? Sigurisht, kjo madhështi nuk është e armikut, por e pjesëtarit të  Gardës Revolucionare". Forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit, përfshirë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike, në vitet e fundit kanë pasur suksese të rëndësishme në projektimin dhe prodhimin e armëve të avancuara.