Presidenti iranian: Marrëveshja është ende e mundur nëse Perëndimi vepron me mençuri
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i130266-presidenti_iranian_marrëveshja_është_ende_e_mundur_nëse_perëndimi_vepron_me_mençuri
Presidenti iranian Ebrahim Raisi ka fajësuar edhe një herë Perëndimin për ngërçin në bisedimet për ringjalljen e marrëveshjes së vitit 2015, duke thënë, megjithatë, se Irani dhe grupi i vendeve G4+1 ende mund të arrijnë një marrëveshje përfundimtare nëse pala tjetër vepron me mençuri.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 26, 2022 20:52 Europe/Tirane
  • Presidenti iranian: Marrëveshja është ende e mundur nëse Perëndimi vepron me mençuri

Presidenti iranian Ebrahim Raisi ka fajësuar edhe një herë Perëndimin për ngërçin në bisedimet për ringjalljen e marrëveshjes së vitit 2015, duke thënë, megjithatë, se Irani dhe grupi i vendeve G4+1 ende mund të arrijnë një marrëveshje përfundimtare nëse pala tjetër vepron me mençuri.

“Pozicioni i Republikës Islamike të Iranit është logjik dhe racional dhe është e qartë se nëse Perëndimi vepron në mënyrë logjike dhe racionale, negociatat mund të japin rezultat”, tha të martën Raisi. Ai shtoi se një vendosmëri e fortë nga ana e palës tjetër është çelësi i suksesit në procesin diplomatik për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore shumëpalëshe. “Republika Islamike e Iranit nuk u largua kurrë nga tryeza e bisedimeve. Ishin perëndimorët ata që krijuan një krizë në mes të bisedimeve duke miratuar një rezolutë në Bordin e Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA)”, theksoi Presidenti iranian. Raisi shtjelloi arritjet e administratës së tij në arenën diplomatike gjatë vitit të kaluar, duke thënë se promovimi i politikës së fqinjësisë së mirë është një parim kryesor në diplomacinë iraniane. Presidenti iranian shtoi se vendi ka ndërmarrë hapa për të forcuar marrëdhëniet me fqinjët dhe ka rritur vlerën e shkëmbimeve tregtare me ta.