Presidenti Raisi i quan ritualet e Arbainit si Fronti Ndërkombëtar i Rezistencës
(last modified Mon, 01 Aug 2022 18:54:11 GMT )
Gusht 01, 2022 20:54 Europe/Tirane
  • Presidenti Raisi i quan ritualet e Arbainit si Fronti Ndërkombëtar i Rezistencës

Presidenti iranian Ebrahim Raisi të hënën në një takim me organizatorët e marshimit të Arbainit tha se Arbaini është fokusi i Frontit Ndërkombëtar të Rezistencës në rajon dhe në botë.

Duke vlerësuar përpjekjet e të gjitha organizatave dhe ministrive për mbajtjen e ritualeve të Arbainit në një mënyrë ceremoniale dhe sa më madhështore, Presidenti Raisi e quajti Arbainin garantues të qëndrueshmërisë së epopesë së Ashuras dhe e cilësoi Ashuran si manifestimin e të gjitha zhvillimeve në botën e njerëzimit. Duke e cilësuar tubimin madhështor të Arbainit si fokusin e Frontit Ndërkombëtar të Rezistencës në rajon dhe në botë, Presidenti iranian theksoi se të gjithë “ne jemi të detyruar” të përpiqemi ta organizojmë rregullisht Arbainin dhe ta kryejmë atë në mënyrë perfekte si një lëvizje madhështore e myslimanëve të botës. Raisi vuri në dukje se mbajtja sa më e lavdishme e ritualeve të Arbainit do të ketë pasoja shumë pozitive për Iranin dhe jo vetëm që do t'i bëjë miqtë e Revolucionit Islamik më shpresëdhënës, por edhe do t'i zhgënjejë armiqtë më shumë se më parë. Procesioni i Arbainit është një nga ceremonitë më të mëdha fetare që mbahet çdo vit në Irak. Çdo vit, miliona pelegrinë, kryesisht nga Iraku dhe Irani, bëjnë rrugë të gjata në këmbë për në Qerbela, ku ndodhet faltorja e shenjtë e Imam Hoseinit (a.s).