Paralajmërimi i gjeneralit Salami për sionistët: Mjafton një operacion Bejtul-Muakdes
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i130622-paralajmërimi_i_gjeneralit_salami_për_sionistët_mjafton_një_operacion_bejtul_muakdes
Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik deklaroi se sionistët e dinë se cilët janë “hiberianët” dhe sqaroi se nëse regjimi sionist bën një gabim, mjafton një operacion Bejtul-Mukades.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 05, 2022 04:32 Europe/Tirane
  • Paralajmërimi i gjeneralit Salami për sionistët: Mjafton një operacion Bejtul-Muakdes

Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik deklaroi se sionistët e dinë se cilët janë “hiberianët” dhe sqaroi se nëse regjimi sionist bën një gabim, mjafton një operacion Bejtul-Mukades.

Operacioni Bejtul-Mukades ishte një nga operacionet më të rëndësishme dhe më të mëdha të forcave të armatosura të Iranit, i cili u krye gjatë sulmit të regjimit Baath të Irakut ndaj Iranit. Në këtë operacion, i cili filloi më 24 prill 1982 dhe përfundoi më 24 maj 1982, nga kontrolli i regjimit Baath të Irakut u cliruan 5038 kilometra katrorë të tokave të pushtuara të Iranit, duke përfshirë qytetet Khorramshahr dhe Hoyzeh, si dhe kazermat Hamid dhe rruga Ahvaz-Khoramshahr. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, gjeneralmajor Hossein Salami, Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik, tha se Hebzullahu i sotëm është një fuqi e madhe, e gatshme dhe e motivuar dhe nëse regjimi sionist gabon në llogaritjet e tij, mjafton një operacion si Bejtul-Mukadesi. Duke iu referuar fitoreve të boshtit të rezistencës kundër armiqve, gjeneralmajor Salami shtoi se më shumë se 100 mijë raketa janë gati të lëshohen nga Libani për të krijuar ferr për sionistët. Komandanti i Përgjithshëm i IRGC-së tha se SHBA-të kanë 50% të buxhetit ushtarak të botës dhe amerikanët sot nuk kanë më vend në botën islame për të qenë drejtpërdrejt të pranishëm dhe për ta nuk ka mbetur asgjë tjetër veçse një cep në lindje të Eufratit dhe në një zonë e vogël prej dy ose tre kazermash në Irak. Gjeneralmajor Salami theksoi, kockat e fuqive në dukje të mëdha janë thyer nga muslimanët. Më 31 korrik, identitetet e pesë martirëve nga provincat Mazandaran, Alborz dhe Fars të Iranit u identifikuan përmes mostrave të ADN-së në Qendrën Gjenetike të IRGC.  Trupat e këtyre martirëve, të cilët u ekzaminuan në rajone të ndryshme të Sirisë, u transferuan për varrim në provincat Mazandaran, Alborz dhe Fars pasi ceremonia e zisë së tyre u mbajt në Teheran. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me një sulm masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre për të ndryshuar ekuacionet e rajonit në favor të regjimit sionist. Me kërkesë zyrtare të qeverisë siriane, Republika Islamike e Iranit i dha ndihmë këshilluese këtij vendi në luftën kundër terroristëve.