Perspektiva e një miliardë dollarësh në shkëmbimet tregtare midis Iranit dhe Katarit
(last modified Sat, 06 Aug 2022 08:59:19 GMT )
Gusht 06, 2022 10:59 Europe/Tirane
  • Perspektiva e një miliardë dollarësh në shkëmbimet tregtare midis Iranit dhe Katarit

Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës së Azisë Perëndimore të Organizatës së Zhvillimit të Tregtisë së Iranit parashikoi që perspektiva e shkëmbimeve tregtare midis Iranit dhe Katarit nëpërmjet sektorit privat të arrijë një miliard dollarë në vit.

"Farzad Pilten", Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës së Azisë Perëndimore të Organizatës për Zhvillimin e Tregtisë së Iranit, në një intervistë me gazetarin e Iran Press në Shiraz, qendër e provincës Fars, duke deklaruar se vëllimi i tregtisë midis Iranit dhe Katarit ka arritur mesatarisht 260 milionë dollarë në vit, shtoi se gjatë viteve të fundit vëllimi i këtyre shkëmbimeve ka rënë dhe madje ka arritur në 150 milionë dollarë në vitin e kaluar. Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës së Azisë Perëndimore të Organizatës për Zhvillimin e Tregtisë së Iranit shprehu shpresën se për shkak të bashkëpunimit dypalësh midis Iranit dhe Katarit në fusha të ndryshme ekonomike dhe kapaciteteve të mira të dy vendeve në shkëmbimet tregtare, vlera e shkëmbimeve tregtare do të rritet në një miliardë dollarë në vit. Pilten tha se eksporti i mallrave me vlerë të shtuar, vëmendja në fushën e turizmit shëndetësor dhe tranziti i mallrave bazë, janë ndër planet më të rëndësishme të qeverisë së 13-të të Iranit për zhvillimin e bashkëpunimit tregtar me Katarin. Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës së Azisë Perëndimore të Organizatës për Zhvillimin e Tregtisë së Iranit gjithashtu theksoi se ndeshjet e Kupës së Botës 2022 që do të organizohen nga Katari janë afër dhe me koordinimin e ambasadës iraniane gjatë Kupës së Botës në Katar janë planifikuar gjashtë ekspozita në këtë vend.  Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës së Azisë Perëndimore të Organizatës për Zhvillimin e Tregtisë së Iranit shtoi se gjatë këtyre lojërave në këtë ekspozita janë marrë masa për prezantimin e produkteve, duke përfshirë ushqimin, frutat e thata, produktet bujqësore, punimet artizanale, qilimat, mobiljet, bizhuteritë dhe sendet e çmuara.

Tags