Presidenti Raisi kritikon agresionin izraelit, përshëndet rezistencën palestineze
Presidenti iranian Ebrahim Raisi ka kritikuar agresionin e regjimit izraelit dhe ka përshëndetur rezistencën e palestinezëve në Gaza që "mund të përshpejtojë përmbysjen e regjimit fëmijëvrasës sionist".
Raisi i bëri komentet të shtunën një ditë pas sulmit vdekjeprurës ajror izraelit në një zonë të banuar në Rripin e Gazës. “Duke kryer krimin e mbrëmshëm, regjimi sionist tregoi edhe një herë para botës sjelljen e tij agresive dhe pushtuese, por rezistenca e popullit të Gazës do të përshpejtojë rënien e këtij regjimi fëmijëvrasës”, theksoi Raisi. Presidenti iranian denoncoi gjithashtu sulmin terrorist vdekjeprurës në kryeqytetin afgan Kabul dhe i kërkoi qeverisë së përkohshme talebane të identifikojë kriminelët dhe të garantojë sigurinë e afganëve. Të paktën tetë persona u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën nga shpërthimi gjatë një tubimi zie në një zonë rezidenciale shiite në Kabul të premten pasdite. Grupi terrorist ISIS ka marrë përsipër sulmin vdekjeprurës.