Vdes poeti i njohur iranian “Hoshang Ebtehaj”.
(last modified Wed, 10 Aug 2022 07:01:37 GMT )
Gusht 10, 2022 09:01 Europe/Tirane
  • Vdes poeti i njohur iranian “Hoshang Ebtehaj”.

Profesori “Hoshang Ebtehaj” i mbiquajtur “Shade”, poeti dhe studiuesi i njohur i Iranit ka vdekur në moshën 94-vjeçare.

Sipas IRNA, Yalda Ebtahaj, vajza e Hoshang Ebtahaj, të mërkurën në mëngjes në Instagram njoftoi se babai i saj ka ndërruar jetë.  Korrikun e kaluar profesor Ebtahaj u shtrua dhe po trajtohej në një spital në Këln të Gjermanisë për shkak të dështimit të veshkave. Amir Hoshang Ebtahaj lindi më 29 shkurt 1928 në Rasht, në veri të Iranit. Babai i tij “Aga Khan Ebtahaj” ishte një nga njerëzit e njohur të Rashtit dhe për disa kohë ishte shef i spitalit të Porsinës në këtë qytet. Në vitin 1939, Hoshang Ebtahaj u njoh me muzikën dhe shkrimin e poezisë dhe më pas filloi të shkruante poezi. Një nga veprat e tij më të rëndësishme është korrigjimi i gazaleve të Hafëzit me titull "Hafez Be Sae Sayeh", i cili u botua për herë të parë në vitin 1994. Ai ka kaluar shumë vite në kërkime dhe studime të ndryshme dhe ky libër është rezultat i përpjekjeve të pandërprera dhe dashurisë së tij për gjuhën e lirikut të madh, të cilën ia kushtoi bashkëshortes së tij . “Sarab” është përmbledhja e parë poetike e mjeshtrit Hoshang Ebtahaj, e cila është kompozuar me tema të reja poetike. Në Festivalin e 6-të “International Art for Peace” më 4 tetor 2018, Hoshang Ebtahaj dhe 3 artistë të tjerë gjatë një ceremonie u vlerësuan me çmimin “Art for Peace”.