Raisi: Irani nuk pranon asnjë ndryshim në gjeografinë politike të rajonit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i130840-raisi_irani_nuk_pranon_asnjë_ndryshim_në_gjeografinë_politike_të_rajonit
 Presidenti i Republikës së Iranit deklaroi se Irani nuk pranon asnjë ndryshim në gjeografinë politike të rajonit dhe tha:  Teherani është i gatshëm të përdorë të gjitha kapacitetet e tij për të vendosur paqen dhe stabilitetin në rajonin e Kaukazit dhe rritjen dhe zhvillimin e tij.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 11, 2022 07:45 Europe/Tirane
  • Raisi: Irani nuk pranon asnjë ndryshim në gjeografinë politike të rajonit

 Presidenti i Republikës së Iranit deklaroi se Irani nuk pranon asnjë ndryshim në gjeografinë politike të rajonit dhe tha:  Teherani është i gatshëm të përdorë të gjitha kapacitetet e tij për të vendosur paqen dhe stabilitetin në rajonin e Kaukazit dhe rritjen dhe zhvillimin e tij.

Sipas IRNA, Sejed Ebrahim Raisi, në përgjigje të telefonatës së kryeministrit armen, Nikol Pashinyan, i cilësoi marrëdhëniet midis dy vendeve si historike dhe të thella dhe theksoi domosdoshmërinë e planifikimit për rritjen e nivelit të bashkëpunimit të qëndrueshëm ekonomik midis Teheranit dhe Jerevanit. Duke iu referuar konflikteve të ditëve të fundit në Kaukaz, Presidenti i Republikës së Iranit tha: Respektimi i dispozitave të deklaratës trepalëshe të armëpushimit nga nënshkruesit dhe zgjidhja e çështjeve të mbetura përmes dialogut dhe zgjidhjeve diplomatike është mënyra më e mirë për të krijuar paqe dhe siguri në rajonin e Kaukazit. Duke iu referuar deklaratave strategjike të liderit suprem të revolucionit në takimin e fundit me presidentët e Rusisë dhe Turqisë në lidhje me ndjeshmërinë e Republikës Islamike të Iranit ndaj kufijve të saj në rajonin e Kaukazit dhe kundër çdo përpjekjeje për ndryshimin e tyre, Raisi u shpreh:  Irani nuk pranon asnjë ndryshim në gjeografinë politike të rajonit dhe është i gatshëm të përdorë të gjitha kapacitetet e tij për të vendosur paqen dhe stabilitetin në rajonin e Kaukazit, rritjen dhe zhvillimin e tij. kryeministri armen, Nikol Pashinyan në këtë bisedë telefonike,  dha një raport të detajuar mbi konfliktet e fundit mes Armenisë dhe Republikës së Azerbajxhanit. Kryeministri i Armenisë gjithashtu shprehu kënaqësinë e tij për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Teheranit dhe Jerevanit dhe theksoi gatishmërinë e vendit të tij për të lehtësuar tranzitin e mallrave ndërmjet dy vendeve dhe për të rritur bashkëpunimin në fushat e infrastrukturës, përfshirë rrugët dhe energjinë.