Ali Bagheri: Vrasja e foshnjave është bërë praktikë e sionistëve
Në një takim me homologun e tij nga Katari, zëvendësi politik i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha: Vrasja e foshnjave është bërë praktikë e regjimit sionist dhe kjo tregon frikën strategjike të sionistëve për të ardhmen.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, zëvendësministri i Jashtëm i Katarit për çështjet rajonale, Muhamed bin Abdulaziz Al-Khalifi, të shtunën diskutoi me Ali Bagheri, zëvendës politik i Ministrisë së Jashtme të Iranit për çështjet dypalëshe, situatën rajonale dhe zhvillimet ndërkombëtare. Në këtë takim, Ali Bagheri, duke iu referuar krimeve të kryera nga regjimi sionist ndaj kombit palestinez, u shpreh: Vrasja e foshnjave është bërë një praktikë e qeverisjes sioniste dhe tregon frikën strategjike të sionistëve për të ardhmen. Bagheri, duke theksuar se vrasja e fëmijëve është e dënuar me çdo standard njerëzor, shtoi: Sionistët e kanë kuptuar mirë se kërcënimi strategjik kundër pushtuesve brenda territoreve të pushtuara bazohet në brezin e ri. Zëvendësi politik i Ministrisë së Jashtme të Iranit theksoi se çështja e Palestinës nuk ka datë skadimi dhe Palestina është gjithmonë prioriteti i parë i botës islame. Qeveritë islamike duhet të mbështesin kombin palestinez në fusha të ndryshme më shumë se kurrë më parë. Në këtë takim, zëvendësministri i Jashtëm i Katarit gjithashtu theksoi marrëdhëniet në rritje ndërmjet qeverisë së Katarit dhe Republikës Islamike të Iranit në të gjitha dimensionet, duke iu referuar të përbashkëtave të dy vendeve.