Gjeneralmajor Salami: Bregu Perëndimor gjithashtu po armatoset kundër sionistëve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i131160-gjeneralmajor_salami_bregu_perëndimor_gjithashtu_po_armatoset_kundër_sionistëve
Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike deklaroi se lufta është zhvendosur në Bregun Perëndimor të lumit Jordan dhe tha se Bregu Perëndimor gjithashtu po armatoset kundër sionistëve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 20, 2022 05:41 Europe/Tirane
  • Gjeneralmajor Salami: Bregu Perëndimor gjithashtu po armatoset kundër sionistëve

Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike deklaroi se lufta është zhvendosur në Bregun Perëndimor të lumit Jordan dhe tha se Bregu Perëndimor gjithashtu po armatoset kundër sionistëve.

Gjeneralmajor Salami theksoi se vazhdimi i Xhihadit është shumë i rëndësishëm. Gaza ishte e armatosur më parë dhe në të njëjtën mënyrë mund të armatoset edhe Bregu Perëndimor dhe ky proces po ndodh. Komandanti i Përgjithshëm i IRGC-së deklaroi se nuk ka asnjë lidhje gjeografike midis Bregut Perëndimor dhe Gazës, pasi ata janë si dy ishuj të veçantë nën rrethimin e regjimit sionist. Por sot shihet se në Palestinë hidhen qindra raketa dhe predha vetën në një operacion të vogël. Gjeneralmajor Salami vuri në dukje se palestinezët kanë arritur një evolucion në luftën e tyre dhe ata mund të synojnë çdo pjesë të tokave të pushtuara nga sionistët. Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare deklaroi se strategjia e sionistëve ishte të ndanin Palestinën në njësi të veçanta xhihadiste dhe që nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën, në mënyrë që rezistenca të mos mund të veprojë në një front të bashkuar.  Por nisma e ndërmarrë nga Xhihadi Islamik ishte që ky operacion të emërohej Nisma e Unitetit.