Meolana poet i famshëm iranian, i admiruar nga bota
(last modified Sat, 01 Oct 2022 13:16:55 GMT )
Tetor 01, 2022 15:16 Europe/Tirane
  • Meolana poet i famshëm iranian, i admiruar nga bota

Disa nga admiruesit e Meolana Xhelaludin Rumiut dhe turistë në Konje të Turqisë, e shpallën varrin e këtij poeti si simbol të bukurisë dhe kulturës së Konjës.

Data 8 Mehr në kalendarin iranian që përkon me 30 shtator, është emëruar në kalendarin e Republikës Islamike të Iranit si dita e përkujtimit të poetit të njohur iranian Meolana Xhelaludin Rumi.

Turistët dhe admiruesit e poetit të madh iranian Meolana Xhelaludin Rumiut në një bisedë me gazetarin e Iran Press, deklaruan se poezia e Meolana Xhelaludin Rumiut është e mbushur me dashurinë e tij për Zotin dhe profetët e Zotit dhe besojnë se njerëzit nga vende të ndryshme të botës shkojnë në Konjë për të vizituar varrin dhe tyrben e Meolana Xhelaludin Rumiut, sepse tema e rëndësishme e veprës de të menduarit të këtij poeti është dashuria dhe miqësia dhe për këtë arsye ai ka ushtruar ndikim të madh.

Admiruesit e Meolana Xhelaludin Rumiut dhe shumë turistë shkojnë çdo vit në qytetin e Konjës nga qytete të ndryshme të Turqisë, Iranit, Azerbajxhanit, Japonisë, Amerikës, Spanjës, Indisë dhe vendeve të tjera të botës për të vizituar varrin e Meolana Xhelaludin Rumiut.

Disa turistë turq, arabë, anglishtfolës dhe persishtfolës, të cilët kanë ardhur në Konjë nga një distancë e largët, biseduan me gazetarin e Iran Press në margjinat e vizitës në varrin e Meolana Xhelaludin Rumiut në Konjë dhe treguan për dashurinë dhe admirimin e tyre për këtë poet të madh iranian.

Meolana Xhelaludin Muhamed Balkhi është një poet dhe dijetar i njohur iranian i cili ishte bashkëkohës i Shams Tabrizit, dhe ai është autor i veprave të mëdha si "Masnavi" dhe "Fieh Ma Fieh". Meolana Xhelaludin Muhamed Balkhi është një nga personalitetet e shquara dhe shumë të mëdha në fushën e misticizmit dhe gnosticizmit dhe është një nga poetët më të njohur me origjinë iraniane. Vepra poetike e tij me emrin "Masnavi" është një përmbledhje poetike në gjashtë vëllime dhe ka njëzet e shtatë mijë vargje.