Irani: Sanksionet janë tharmi kryesor i të drejtave amerikane të njeriut
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se populli i Iranit ka vite që po lufton me sanksionet mizore të Amerikës dhe shtoi sanksionet janë tharmi kryesor i të drejtave të njeriut amerikan.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit Nasser Kanani në faqen e tij në Instagram në reagim ndaj sanksioneve të reja të SHBA-së kundër Iranit, ka shkruar: “Çdo ditë publikohet një listë e re sanksionesh kundër Iranit dhe këtë herë ministri i brendshëm, ministri i telekomunikacionit dhe pesë zyrtarë të tjerë iranianë janë futur në listën e sanksioneve nga qeveria amerikane”.
Kanani shtoi: "Sigurisht, përpara kësaj liste shtatë personash të ministrave dhe funksionarëve iranianë, kombi iranian iu nënshtrua sanksioneve më të paprecedentë kundër një kombi qindra herë nga regjimi amerikan".
Më 6 tetor, në aksionin e tij të fundit për të mbështetur trazirat në Iran, Departamenti i Thesarit i SHBA-së njoftoi se ka vendosur emrat e shtatë zyrtarëve, përfshirë ministrin e telekomunikacionit të Iranit, në listën e sanksioneve.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit tha: "I gjithë populli iranian ka vite që po lufton me sanksionet mizore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë vendosur në shënjestër jetesën, punën, shëndetin dhe jetën normale të qytetarëve amerikanë pa asnjë diskriminim".
Zëdhënësi i shërbimit diplomatik të Iranit shtoi: "Edhe fëmijët të cilët vuajnë nga sëmundje të veçanta nuk u përjashtuan nga sanksionet e njëanshme, të paligjshme dhe mizore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Sanksionet janë tharmi kryesor i të drejtave amerikane të njeriut.