Raisi: Rezistenca është e rruga e shpëtimit të Palestinës
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në ceremoninë e hapjes së konferencës së 36-të ndërkombëtare të Unitetit Islamik në Teheran, deklaroi se rezistenca është e vetmja rrugë për shpëtimin e Palestinës.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë në këtë ceremoni vlerësoi se çështja e Palestinës dhe e Kodsit të shenjtë është prioritet parësor i botës islame dhe tha: "Rruga për shpëtimin e Palestinës dhe Kodsit të shenjtë është vetëm qëndresa dhe rezistenca përball regjimit sionist dhe sot duke u mbështetur në potencialet dhe kapacitetet e shumta, mund të rezistohet përball forcave pushtuese sioniste".
Ebrahim Raisi duke kritikuar veprimet e disa shteteve islame për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist, vlerësoi se marrëdhëniet mes shteteve janë të ndryshme nga marrëdhëniet mes popujve dhe shtoi: "Në asnjë mënyrë popujt e rajonit nuk pranojnë normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist".
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke theksuar në këtë se Amerika dhe regjimi sionist synojnë të krijojnë përçarje mbi vullnetin e vendeve, synojnë krijojnë treg se më të gjerë për shitjen e armatimeve, synojnë të uzurpojnë dhe plaçkitin pasuritë dhe resurset e vendeve dhe ta vendosin në harresë çështjen e Palestinës dhe Kodsit të pushtuar, deklaroi: "Amerikanët dhe evropianët vetë janë shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut në botë".
Ebrahim Raisi në vazhdim tha se politika e Iranit është lufta kundër dhunës dhe terrorizmit takfirist dhe shtoi: "Amerikanët thonë se kanë për qëllim të luftojnë terrorizmin, mirëpo kush është ai që nuk e di se heroi i luftës kundër terrorizmit në botë është gjeneral Haxh Kasem Sulejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis dhe forcat luftëtare të rezistencës të cilat e çliruan dhe pastruan rajonin e Azisë Perëndimore nga prania djallëzore e terroristëve të ISIS".
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke numëruar kapacitetet dhe potencialet e Umetit Islam në botën bashkëkohore, theksoi: "Flamuri të cilin e ka ngritur Imam Khomejni (ra), është flamuri i unitetit mes myslimanëve anë e mbanë botës pavarësisht se çfarë gjuhe flasin, cilit regjion i përkasin dhe çfarë pikëpamje kanë. Prandaj, ngritja e vigjilencës dhe vetëdijesimit të myslimanëve dhe shpjegimi i luftës së drejtë është detyrë kryesore e intelektualëve dhe mendimtarëve të botës islame në epokën aktuale. Sot, vetëdijesimi dhe shpjegimi i qëllimeve të larta për publikun është detyrë e të gjithë neve dhe me çfarëdo mjete që kemi në dispozicion duhet t'i vetëdijësojmë myslimanët për pozitën e Islamit dhe të myslimanëve si dhe për gjendjen e armikut dhe paaftësitë e tij".