Irani eksporton traktorë në 20 vende të botës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i135062-irani_eksporton_traktorë_në_20_vende_të_botës
Drejtori ekzekutiv i kompanisë për prodhimin e traktorëve në Iran deklaroi se kjo kompani me qëllim të rritjes së të ardhurave valutore, ka eksportuar traktorë të Iranit në vlerë të 21.5 milion dollarë në 20 vende të botës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 18, 2022 15:00 Europe/Tirane
  • Irani eksporton traktorë në 20 vende të botës

Drejtori ekzekutiv i kompanisë për prodhimin e traktorëve në Iran deklaroi se kjo kompani me qëllim të rritjes së të ardhurave valutore, ka eksportuar traktorë të Iranit në vlerë të 21.5 milion dollarë në 20 vende të botës.

Mustafa Vahidzade, drejtori ekzekutiv i kompanisë së prodhimit të traktorëve në Iran, në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, deklaroi: "Grupi industrial i prodhimit të traktorëve të Iranit këtë vit ka eksportuar lloje të ndryshme të traktorëve, motorëve, pjesëve mekanike etj., ka luajtur një rol të rëndësishëm në krijimin e të ardhurave valutore për Iranin. Eksportimi i traktorëve nga aspekti i të ardhurave valutore, ka shënuar rritje me 122% dhe nga aspekti i numrit ka shënuar rritje me 58 njësi në krahasim me periudhën e ngjashme të vitit të kaluar. Kompania për prodhimin e traktorëve e Iranit nëpërmjet eksportit të 1.177 lloje të traktorëve, ka krijuar të ardhura valutore 14.5 milionë dollarë për vendin".

Drejtori ekzekutiv i grupit industrial për prodhimin e traktorëve të Iranit gjithashtu ka thënë: "Fal përkushtimit të punonjësve dhe ekspertëve të kompanisë për prodhimin e traktorëve të Iranit, këtë vit kemi programuar prodhimin e rreth 34 mijë traktorëve për dërgimin e tyre në tregjet e brendshme dhe të jashtme, gjë që tregon 60% të rritjes së prodhimit në krahasim me vitin e kaluar".