Amir Abdullahian takohet me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Armenisë
Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit u takua dhe u konsultua me Manasagan Safarian, zëvendësministër i Jashtëm i Armenisë, i cili ndodhet për një vizitë në Teheran.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Amir Abdullahian, në një takim me zëvendësministrin e Jashtëm të Armenisë, duke shprehur kënaqësinë e tij për marrëdhëniet në rritje ndërmjet dy vendeve mike dhe fqinje, hapjen e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës Islamike të Iranit në Qapan, e quajti një hap praktik dhe të rëndësishëm për të dy vendet për rritjen e shkëmbimeve dhe lëvizjeve tregtare, gjë e cila ka për qëllim arritjen e një perspektive të favorshme në marrëdhëniet ekonomike. Në këtë takim, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Armenisë iu referua vizitës së fundit të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit në Armeni dhe hapjes së Konsullatës së Përgjithshme të Iranit në Qapan dhe tha se qeveria armene vlerëson parimet dhe qëndrimet konstruktive të Republikës Islamike të Iranit në lidhje me sovranitetin e vendeve në rajon dhe pandryshueshmërinë e kufijve ndërkombëtarë. “Safarian”, duke përmendur kapacitetet dhe infrastrukturat në dispozicion për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe, theksoi nevojën për ndjekjen me seriozitet çështjen e zbatimit të marrëveshjeve të arritura.