Irani dhe BE 4 miliardë euro shkëmbime tregtare në 9 muaj
(last modified Thu, 24 Nov 2022 13:26:31 GMT )
Nëntor 24, 2022 14:26 Europe/Tirane
  • Irani dhe BE 4 miliardë euro shkëmbime tregtare në 9 muaj

Shkëmbimet tregtare mes Iranit dhe Bashkimit Evropian në 9 muajt e kaluar, janar-shtator të vitit 2022, kanë shënuar rritje me 30% në krahasim me periudhën e ngjashme të vitit të kaluar dhe kanë arritur në rreth 4 miliardë euro.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se statistikat më të fundit të publikuara nga faqja informative e Komisionit Evropian (Eurstat), tregojnë se shkëmbimet tregtare të Iranit dhe Bashkimit Evropian në 9 muajt e kaluar të këtij viti kanë shënuar rritje me 30% dhe kanë arritur në vlerën 3.947.000.000 euro. Kjo është në kohën kur shkëmbimet tregtare mes Iranit dhe BE në periudhën e ngjashme të vitit 2021 ishin në vlerë 3.025.000.000 euro.

Sipas këtij burimi, 37 vendet anëtare të Bashkimit Evropian gjatë muajve janar-shtator të vitit 2022, kanë importuar mallra në vlerë prej 799 milionë euro nga Irani shifër kjo e cila ka shënuar rritje me 27%. Ndërkohë eksportet nga Bashkimi Evropian drejt Iranit gjatë muajve janar-shtator të vitit 2022, gjithashtu kanë shënuar rritje me 31% dhe kanë arritur vlerën 3.148.000.000 euro.

Tags