Kanani: Irani nën presion dhe kërcënim, nuk zhvillon negociata
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i136024-kanani_irani_nën_presion_dhe_kërcënim_nuk_zhvillon_negociata
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit theksoi: "Funksionarët amerikanë e dinë që Irani nën presion dhe me kërcënim nuk zhvillon negociata dhe në tërhiqet nga qëndrimet e veta. Marrëveshja e ka logjikën e vet dhe qëndrimi i Iranit me negociatat e marrëveshjes bërthamore është plotësisht i qartë".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 05, 2022 11:59 Europe/Tirane
  • Kanani: Irani nën presion dhe kërcënim, nuk zhvillon negociata

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit theksoi: "Funksionarët amerikanë e dinë që Irani nën presion dhe me kërcënim nuk zhvillon negociata dhe në tërhiqet nga qëndrimet e veta. Marrëveshja e ka logjikën e vet dhe qëndrimi i Iranit me negociatat e marrëveshjes bërthamore është plotësisht i qartë".

Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, sot (e hënë) në konferencën për shtyp, reagoi në lidhje me qëndrimet e ndryshme të amerikanëve ndaj Iranit dhe tha: "Prioritet i Amerikës nuk janë negociatat dhe ata janë përqendruar në çështje të tjera".  

Kanani shtoi: "Ekzistojnë kontradikta të sjelljeve dhe fjalëve në qëndrimet e anëtarëve perëndimorë të marrëveshjes bërthamore dhe sidomos të qeverisë së Amerikës, sidomos vërehet një dyanshmëri në veprim dhe në mungesën e obligimit për zbatimin e zotimeve në kuadër të marrëveshjes bërthamore nga ana e qeverisë së Amerikës dhe një sjellje e tillë e papërshtatshme në marrëveshjen bërthamore ka penguar përfitimet e Republikës Islamike të Iranit nga interesat dhe privilegjet ekonomike të marrëveshjes bërthamore si dhe përveç kësaj ka vendosur në dileme dhe dyshime strategjitë multilaterale ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjeve të ndërlikuara ndërkombëtare".  

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme gjithashtu tha: "Ky është rezultat i veprimit të keq të qeverisë së Amerikës, prandaj Uashingtoni duhet të jetë përgjegjës dhe të japë përgjegjësi për sjelljen dhe veprimet e papërgjegjshme të tyre në këtë drejtim".

Kanani theksoi: "Irani i është përmbajtur zotimeve të veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe ka kryer angazhimet e veta, ndërkohë qeveria fajtore dhe që ka shkel marrëveshjen bërthamore ishte qeveria e Amerikës dhe në lidhje me këtë edhe shtetet evropiane anëtare të marrëveshjes bërthamore nuk kanë zbatuar zotimet e veta dhe nuk kanë arritur ta kompensojnë daljen e njëanshme dhe të paligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore".