Irani reagon ndaj përshkallëzimit të veprimeve armiqësore të Perëndimit
Ditët e fundit, perëndimorët, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, duke shfrytëzuar çështjen e disa trazirave në Iran kanë intensifikuar presionet dhe veprimet e tyre kundër Iranit.
Nga njëra anë, Shtetet e Bashkuara me partnerët e tyre nisën një fushatë politike për të anuluar anëtarësimin e Iranit në Komisionin e Kombeve të Bashkuara për Statusin e Grave dhe nga ana tjetër, evropianët kanë marrë qëndrime armiqësore kundër Iranit. Kjo ka sjellë edhe reagimin e ashpër të Iranit. Në një deklaratë prej 11 pikash, Ministria e Jashtme e Iranit, duke reaguar ashpër ndaj pozicioneve dhe veprimeve armiqësore të Bashkimit Evropian, deklaroi: Nëse veprimet që bëhen në kontekstin e Iranofobisë nuk ndalen, atëherë do të preken ndjeshëm mundësitë për realizimin e interesave të ndërsjella. Të hënën, në përfundim të takimit të ministrave të jashtëm të këtij bashkimi, Këshilli i Evropës i bëri thirrje Iranit që të përmbushë detyrimet e tij sipas ligjeve ndërkombëtare. Gjithashtu, në këtë deklaratë, Këshilli i Evropës ka bërë thirrje për t'i dhënë fund atyre që i quajti "arrestimet arbitrare" të rebelëve. Ky union pretendoi se do të përdorë të gjitha metodat e disponueshme për të ndjekur veprimet e autoriteteve iraniane. Këshilli i Evropës, duke përsëritur pretendimin për dërgimin e dronëve iranianë në Rusi për përdorim në luftën kundër Ukrainës, ka kërkuar që Irani të ndalojë dërgimin e këtyre dronëve në Rusi. Në deklaratë thuhet se Bashkimi Evropian do të përdorë masa kufizuese për t'iu përgjigjur veprimeve të Iranit në mbështetje të Rusisë. Deklarata armiqësore e Këshillit të Evropës u lëshua në kohën kur perëndimorët, me në krye Shtetet e Bashkuara, bënë përpjekjet e tyre maksimale për të keqpërdorur trazirat në Iran dhe për të intensifikuar presionin kundër Iranit. Amerika dhe Evropa nisën një fushatë të gjerë politike dhe propagandistike kundër Teheranit dhe pretenduan se mbështesin të drejtat e popullit iranian, përfshirë gratë iraniane. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Nasser Kanani, në përgjigje të komenteve ndërhyrëse të SHBA-së për zhvillimet e brendshme të Iranit, deklaroi: “Vendosja e sanksioneve mizore ndaj të gjithë popullit iranian, përfshirë fëmijët, gratë, vajzat dhe nënat iraniane, është prova më e mirë që zbulon gënjeshtrat e Amerikës dhe gjestet e saj për të drejtat e njeriut”. Në të njëjtën kohë, evropianët në veprimet e tyre të fundit kanë treguar natyrën e tyre anti-iraniane, përfshirë deklaratën e Këshillit Evropian, për arrestimet arbitrare, siç i quajnë ata. Në fakt, evropianët duan që sistemi i Republikës Islamike të Iranit të mos tregojë asnjë reagim ndaj trazirave, duke hapur kështu rrugën për rritjen e paqëndrueshmërisë dhe pasigurisë në shoqërinë iraniane. Evropianët kanë treguar shumë herë natyrën e tyre armiqësore dhe anti-iraniane, veçanërisht në lidhjen e tyre të fundit me Amerikën në mbështetje të kaosit në Iran dhe në ndërhyrjen e tyre në punët e brendshme të Iranit. Në të njëjtën kohë, pretendimet e bëra për mbështetjen e Iranit ndaj Rusisë në luftën e Ukrainës, janë bërë me qëllim që në nivel ndërkombëtar të krijohet një atmosferë e re kundër Teheranit dhe të krijohen kushtet për sanksione të reja. Reagimi i Ministrisë së Jashtme iraniane në deklaratën e saj në këtë drejtim është i bazuar në qëndrime të qarta dhe njëkohësisht ai është një paralajmërim serioz për palët evropiane. Në këtë deklaratë, thuhet se vendet perëndimore janë të detyruara të parandalojnë nxitjen e dhunës, urrejtjes, terrorizmit, paligjshmërisë dhe vandalizmave nga individë dhe institucione aktive në territorin e tyre ose nën juridiksionin e tyre; Bazuar në këtë, nëse ata nuk mund ose nuk duan të përmbushin detyrimet e tyre ligjore sipas këtyre konventave ndërkombëtare, Republika Islamike e Iranit nuk do të tolerojë aspak ata individë dhe institucione që janë përfshirë sistematikisht në promovimin e dhunës dhe terrorizmit dhe ajo do të përdorë kapacitetet ligjore dhe gjyqësore kombëtare dhe ndërkombëtare për të përmbushur të drejtat e kombit iranian. Lidhur me luftën në Ukrainë, pozicioni themelor i Republikës Islamike të Iranit është të mbështesë integritetin territorial të Ukrainës dhe nevojën për t'i dhënë fund konfliktit përmes zgjidhjeve politike. Në këtë deklaratë thuhet, siç theksohet vazhdimisht nga autoritetet e Republikës Islamike të Iranit, ne nuk kemi siguruar asnjë dron për t'u përdorur në luftën në Ukrainë. I gjithë bashkëpunimi i Iranit për mbrojtjen dhe armët me vendet e tjera ka qenë në përputhje me të drejtat dhe detyrimet ndërkombëtare të Iranit.