Myslimanët indianë shprehin solidaritetin e tyre për liderin e revolucionit
Muslimanët indianë dhe veçanërisht shiitët e distriktit "Andrei" të Mumbait morën pjesë në fushatën globale të posterëve në mbështetje të Ajetollah Khamenei, Udhëheqësit Suprem të Revolucionit Islamik.
Në rajonin shiit Kargil të Kashmirit që është nën kontrollin indian, myslimanët pasi mbajtën lutjet e së Premtes dolën në rrugë dhe në reagim ndaj fyerjes së një botimi francez ndaj Udhëheqësit Suprem të Revolucionit Islamik shrpehën solidaritetin dhe mbështetjen e tyre ndaj Iranit Islamik. Nxënësit e Lëvizjes Arsimore Islame të Indisë gjithashtu shprehën mbështetjen e tyre për Revolucionin Islamik duke nderuar kujtimin e dëshmorëve gjenerallejtënant Kasem Sulejmani dhe Abu Mehdi Muhandis dhe dëshmorët që mbrojtën faltoren. Kjo nuk është hera e parë që myslimanët indianë, veçanërisht shiitët e këtij vendi, mbështesin Ajetollah Khamenei, Udhëheqësin Suprem të Revolucionit Islamik. Myslimanët indianë edhe më herët kanë dalë në rrugë në mbështetje të Revolucionit Islamik të Iranit dhe arritjeve të këtij revolucioni botëror dhe kanë shprehur solidaritetin e tyre me idealet e Imam Khomeinit (RA) dhe Ajetollah Khamenei. Duket se me këtë mbështetje reciproke, është krijuar një marrëdhënie e ngushtë midis myslimanëve indianë dhe liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit. Në këtë kontekst, mund të përmendim mbështetjen e Ajetollah Khamenei për myslimanët indianë në vitin 2019. Në fakt, duhet thënë: Myslimanët indianë mbështesin Ajetollah Khamenei, ndërsa gjatë ngjarjeve të hidhura të vitit 2019 kundër myslimanëve në Indi, lideri i Revolucionit Islamik në një mesazh mbrojti hapur të drejtat e myslimanëve indianë dhe kërkoi nga qeveria e Nju Delhit, të parandalojnë vrasjen e myslimanëve. Pas publikimit të mesazhit të liderit të Revolucionit Islamik, ngjarjet e hidhura në Indi përfunduan. Në atë kohë, të gjitha mediat indiane, duke publikuar raporte, pasqyruan mesazhin e rëndësishëm të Ajetollah Imam Khamenei dhe e konsideruan atë një reagim serioz për qeveritarët e Nju Delhit. Para mesazhit të liderit të Revolucionit Islamik, një numër i ushtarëve indianë sulmuan myslimanët në këtë vend së bashku me ekstremistët hindu dhe përveç vrasjes së 50 muslimanëve, plagosën rëndë të paktën 400 prej tyre. Trupat e disa myslimanëve u gjetën në kanalizime dhe publikimi i videove të masakrës ndaj myslimanëve indianë tregoi se hindutë i kishin varrosur të gjallë disa nga viktimat e tyre myslimane. Mediat kryesore indiane duke përfshirë "D. “Hindu”, duke publikuar një fotografi të Liderit Suprem të Revolucionit Islamik dhe duke publikuar një pjesë të mesazhit të tij, shkruajtën: “Qeveria indiane duhet t’i japë fund vrasjes së myslimanëve që të mos izolohet në botën islame dhe të mos humbasë pozicionin e saj aktual”. Në lidhje me këtë, gjatë epokës së zezë të vrasjeve të myslimanëve në Indi, Imami i Xhamisë në Nju Delhi "Allama Seyyed Taqvi" tha: "Myslimanët indianë nuk kanë asnjë shpresë se vendet si Arabia Saudite apo Turqia do t'i mbështesin ata. Por mbështetja vendimtare e liderit suprem të revolucionit do të ketë patjetër një ndikim në shoqërinë indiane. Duke shpjeguar deklaratën e tij, ky dijetar fetar dhe ekspert i çështjeve fetare në Indi gjithashtu tha: “Myslimanët indianë nuk kanë asnjë shpresë për mbështetje nga vende si Arabia Saudite apo Turqia. Myslimanët besojnë se Arabia Saudite dhe vende si ajo nuk ndjekin një politikë që bie ndesh me interesat e Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë, Organizata e Bashkëpunimit Islamik në atë kohë e dënoi ligjin e diskriminimit fetar. Kjo deklaratë është mirëpritur edhe nga vëllezërit sunitë. Duke marrë parasysh performancën e qeverive myslimane dhe përpjekjet e liderëve të këtyre vendeve për të fituar interesa kombëtare dhe për të fituar interesa brenda territorit të atij vendi, është e qartë se myslimanët e botës nuk mund të shpresojnë në ndihmën e këtyre politikanëve. Në fakt, aq sa myslimanët e Indisë kanë shpresuar për Iranin, ata sigurisht nuk kanë shpresuar për asnjë vend tjetër. Për shembull, kur shefi i shërbimit diplomatik të Iranit në atë kohë dënoi vrasjet e myslimanëve në Indi, megjithëse ky veprim nuk pati shumë ndikim në qeverinë e Nju Delhit, solidariteti i qeverisë iraniane ishte shumë e këndshme për popullin indian dhe i bëri myslimanët të lumtur. Pavarësisht kësaj, nuk ka dyshim se publikimi i deklaratës historike të Ajetollah Khamenei në mbështetje të myslimanëve indianë ka qenë shumë ndikues për popullin e këtij vendi. Në fakt, Ajetollah Khamenei dikur mbrojti myslimanët e Indisë dhe kjo mbështetje ka qenë një masë me efekt si në mesin e politikanëve të Nju Delhit ashtu edhe tek njerëzit e Indisë. Kjo është arsyeja pse njerëzit e Indisë janë shumë të ndjeshëm ndaj çështjeve të brendshme dhe rajonale të Iranit dhe në çdo mënyrë priren të ndërmarrin një hap efektiv për të avancuar politikat e Republikës Islamike. Në fakt, myslimanët indianë kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë me Republikën Islamike të Iranit. Autoritetet përgjegjëse në Iran në situata të ndjeshme kanë mbajtur gjithmonë qëndrime shumë parimore në mbështetje të kombeve myslimane në botë, madje edhe myslimanët sunitë në Indi i pranojnë këto qëndrime parimore të autoriteteve iraniane. Këto politika mbështetëse të Liderit Suprem të Revolucionit Islamik për myslimanët e Indisë janë kthyer në një skenë të dashurisë dhe përkrahjes së tyre për Ajetollah Khamenei.