Bisedimet e Amir Abdolahjan me zyrtarët e lartë të Omanit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i137202-bisedimet_e_amir_abdolahjan_me_zyrtarët_e_lartë_të_omanit
Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjatë vizitës së tij në Oman, ka zhvilluar takime të ndara me ministrin e punëve të jashtme dhe ministrin e zyrës së mbretërisë së Omanit me të cilët ka diskutua dhe shkëmbyer mendime për çështje me interes të përbashkët për të dy vendet.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 28, 2022 15:44 Europe/Tirane
  • Bisedimet e Amir Abdolahjan me zyrtarët e lartë të Omanit

Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjatë vizitës së tij në Oman, ka zhvilluar takime të ndara me ministrin e punëve të jashtme dhe ministrin e zyrës së mbretërisë së Omanit me të cilët ka diskutua dhe shkëmbyer mendime për çështje me interes të përbashkët për të dy vendet.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ministri i jashtëm i Iranit, Husejn Amir Abdulahjan, i cili udhëtoi për në Maskat të martën mbrëma, sot pasdite u takua dhe bisedoi me ministrin e jashtëm të Omanit, Sejed Badr bin Hamad Albusaidi.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjithashtu në mëngjesin e sotëm është takuar edhe me gjeneralin e ushtrisësë Omanit Sulltan bin Muhamed Al Nu'mani, ministrin zyrës së Mbretërisë së Omanit me të cilët ka shkëmbyer mendime për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme. Ministri i punëve të jashtme të Iranit paraprakisht ka prezantuar edhe mesazhin me shkrim të presidentit të Republikës Islamike të Iranit, i cili përmban një ftesë zyrtare drejtuar Sulltanit të Omanit për të vizituar Iranin.

Në takimin e tij me Sulltanin e Omanit, ministri i punëve të jashtme të Iranit diskutoi për çështje të interesit të ndërsjellë mes dy vendeve, dhe pas shqyrtimit të arritjeve të vizitës së presidentit të Republikës Islamike të Iranit Sejed Ebrahim Raisi në Maskat, theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve.

Amir Abdulahjan theksoi gjithashtu zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e tregtisë, ekonomisë, energjetikës, turizmit, transportit dhe fusha të tjera.