Forcimi i Frontit të Rezistencës nën komandën e martirë Sulejmani
Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit deklaroi se gjenerali martirizuar Kasem Sulejmani ka qenë prej komandantëve të lartë dhe ka luajtur një rol themelor për të ndihmuar realizimin e fitoreve të Frontit të Rezistencës.
Agjencia e lajmeve Iran Pres njoftoi se Jasir Al-Huri, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, me rastin e trevjetorit të martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani, në një mesazh ka thënë: "Gjenerali i martirizuar Kasem Sulejmani ka qenë prej njerëzve të rrallë i cili larg syve të mediave dhe pa ekzagjeruar punën e vet, ka realizuar shumë fitore të mëdha dhe kjo është për shkak të sinqeritetit, vullnetit dhe bindjeve fetare që kishte martir Sulejmani për të kryer detyrën fetare dhe adhurimin e Zotit të madhëruar. Nëse gjeneral Kasem Sulejmani nuk do të luante rol kaq të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit, grupi terrorist ISIS dhe grupet e tjera terroriste akoma do të vazhdonin të ishin në rajonin e Azisë Perëndimore".
Jasir Al-Huri duke thënë se gjenerali i martirizuar Kasem Sulejmani me rolin e tij strategjik në kuadër të bashkëpunimit me liderët e Frontit të Rezistencës, të gjithë jetën e tij ia ka kushtuar luftës kundër fuqive hegjemoniste dhe luftës kundër komploteve të Amerikës, theksoi: "Jemenasit e kanë kuptuar shumë mirë se gjeneral Kasem Sulejmani është një luftëtar i vërtetë në fushëbetejë i cili mund të jetë lider i luftës në terren kundër armiqve dhe pushtuesve".
Gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i martirizuar i forcës "Kods" të Gardës Revolucionare të Iranit, u martirizua me 3 janar të vitit 2020 nga një sulm me dron i forcave ushtarake të Amerikës në kohën kur ai ishte i ftuar zyrtarisht nga autoritet e Irakut për një vizitë në Bagdad dhe pritej të takohej me kryeministrin e Irakut. Së bashku me gjeneral Kasem Sulejmani është martirizuar edhe Abu Mahdi Al-Muhendis, zv/komandanti i forcave të mobilizimit popullor "Hashd Sha'bi" të Irakut.