Roli i dëshmorit Soleimani në realizimin e botës post-amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i137460-roli_i_dëshmorit_soleimani_në_realizimin_e_botës_post_amerikane
Ditët e para të janarit janë kthyer në një simbol të shfaqjes së botës post-amerikane.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 02, 2023 19:55 Europe/Tirane
  • Roli i dëshmorit Soleimani në realizimin e botës post-amerikane

Ditët e para të janarit janë kthyer në një simbol të shfaqjes së botës post-amerikane.

Nga martirizimi i gjeneralit Kasem Soleimani më 3 janar 2020 deri në sulmin ndaj Kongresit amerikan më 6 janar 2021, këto ngjarje mbartin një mesazh të qartë: epoka e hegjemonisë amerikane ka marrë fund. Rënia e hegjemonisë amerikane, veçanërisht e dukshme në Azinë Perëndimore, është në fakt rezultat i përpjekjeve dhe veprimeve heroike të Boshtit të Rezistencës dhe, mbi të gjitha, i përpjekjeve dhe veprimeve të dëshmorit Soleimani dhe shokëve të tij trima. Për të hedhur dritë mbi rolin e dëshmorit Soleimani në përfundimin e hegjemonisë amerikane dhe mposhtjen e komploteve perëndimore në rajon, së pari duhet të trajtojmë çështjen e objektivave aktuale amerikane në rajonin e Azisë Perëndimore. Pas sulmeve të 11 shtatorit, Shtetet e Bashkuara filluan të pushtojnë ushtarakisht Azinë Perëndimore nën maskën e luftës kundër terrorizmit. Në atë kohë, zyrtarët dhe strategët amerikanë si Zbigniew Brzezinski shpalosën plane dhe komplote të ndryshme si "Lindja e Mesme e Madhe" ose "Lindja e Mesme e Re". Gjatë luftës 33-ditore të Izraelit në Liban në vitin 2006, sekretarja e atëhershme amerikane e shtetit, Condoleezza Rice në një fjalim tha: "Ajo që shohim këtu është, në një farë kuptimi, dhimbjet e lindjes së një Lindje të Mesme të re dhe sidoqoftë, ne duhet të jemi të sigurt se po shkojmë drejt Lindjes së Mesme të re e jo duke u kthyer në Lindjen e Mesme të vjetër". Këto komente treguan planet e qeverisë amerikane për Azinë Perëndimore. Në fakt, Shtetet e Bashkuara po përpiqeshin ta zbatonin këtë projekt me qëllim që së pari, të futnin një sistem ekonomik të imponuar në vendet e rajonit dhe t'i shndërronin ato në një bllok që rrotullohej rreth Izraelit dhe së dyti, të zgjeronte modelin e demokracisë liberale në këto vende. Ish-presidenti amerikan Xhorxh W. Bush e shpalli këtë në një fjalim të mbajtur në vitin 2003 pas rënies së regjimit baathist të Sadam Huseinit në Irak. “Demokracia irakiane do të ketë sukses dhe ky sukses do të dërgojë sinjale nga Damasku në Teheran se liria mund të jetë e ardhmja e çdo kombi. Krijimi i një Iraku të lirë në zemër të Lindjes së Mesme do të jetë një ngjarje vendimtare në revolucionin demokratik global”, tha ai në atë kohë. Në të njëjtën kohë, nënpresidenti i atëhershëm amerikan Dick Cheney në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos njoftoi se qeveria e SHBA ishte e përkushtuar për "promovimin e demokracisë në të gjithë Lindjen e Mesme të madhe dhe të  re". Megjithatë, ky projekt i qeverisë amerikane dështoi, pavarësisht kostove të tij të mëdha. Njëzet vjet pas shpërthimit të këtyre luftërave katastrofike, situata aktuale politike në Irak dhe Afganistan dëshmon për këtë realitet. Luftërat, përveçse i kanë kushtuar triliona dollarë ekonomisë amerikane, kanë shkaktuar shumë viktima në vendet e rajonit. Sipas një raporti të Universitetit Brown, më shumë se 900,000 njerëz vdiqën në luftërat amerikane pas vitit 2001, duke përfshirë më shumë se 70,000 civilë në Afganistan dhe gati 300,000 civilë në Irak. Ndërkohë, mbështetja perëndimore për grupet terroriste dhe takfiriste në rajon pothuajse e ka përfunduar këtë enigmë. Grupe të tilla si ISIS – që ish-presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar se është krijuar nga qeveria amerikane – janë përpjekur të destabilizojnë rajonin për të lejuar SHBA-në të ndjekë strategjinë e krijimit të një lufte fetare 30-vjeçare në Azinë Perëndimore. Por ajo që qeveritë perëndimore nuk e kanë përfshirë kurrë në llogaritjet e tyre është martiri Soleimani – një super strateg që prishi planet dhe komplotet e tyre dhe i dha fund pranisë së tyre shkatërruese në rajon. Lufta e Libanit ishte konfrontimi i parë serioz midis gjeneral Soleimanit dhe Frontit të Arrogancës. Ai luajti një rol të rëndësishëm në mposhtjen e regjimit sionist dhe mbështetësve të tij në luftën 33-ditore, duke e çuar kështu në ngërç projektin e “Lindjes së Mesme të Madhe”. Dëshmori Soleimani gjithashtu luajti një rol kyç në pajisjen dhe forcimin e Frontit të Rezistencës në Palestinë, çka u pohua nga Sekretari i Përgjithshëm i Xhihadit Islamik Ziyad al-Nakhalah disa vite më parë. Në fund, drejtimi i Boshtit të Rezistencës kundër grupit terrorist ISIS ishte aksioni kryesor i dëshmorit Soleimani kundër skemave të frontit të Arrogancës. Dëshmori Soleimani dhe shokët e tij shkulën këtë forcë të ligë dhe rivendosën sigurinë dhe paqen për kombet e rajonit. Roli i tij në eliminimin e ISIS-it ishte aq i rëndësishëm dhe vendimtar sa që edhe mediat amerikane si Newsweek, Business Insider, The Week dhe të tjera e kanë pohuar atë gjatë viteve. Për më tepër, sa herë që zyrtarët amerikanë janë përpjekur të marrin meritat për eliminimin e ISIS-it, ata janë përballur me kundërshtime nga ekspertë ndërkombëtarë për këtë çështje, duke treguar përpjekjet e dëshmorit Soleimani. Profesori Arshin Adib-Moghaddam i Universitetit të Londrës, për shembull, në përgjigje të përpjekjeve të Trump për të marrë meritën për shkatërrimin e ISIS-it, deklaroi se ishte Irani dhe forcat ajrore ruse që "i dhanë goditjet vendimtare" grupit terrorist dhe se Kasem Soleimani ishte truri. Në Azinë Perëndimore sot, rënia e Shteteve të Bashkuara është e dukshme dhe po diskutohet hapur në sfondin e realitetit në terren. Ky ndryshim dhe rritje në vendet e rajonit dhe perspektivat e popujve janë rezultat i përpjekjeve të frontit të rezistencës kundër kolonializmit dhe arrogancës globale dhe, pa dyshim, dëshmori Soleimani ishte dhe do të mbetet ndër më të rëndësishmit në lëvizjen e rezistencës.