Gjeneral Sulejmani ; Heroi global i luftës kundër terrorizmit
Sot, e martë, 3 janar 2023, që korrespondon me 13 Dejin 1401 hixhri, është përvjetori i martirizimit të gjeneral-major Kasem Sulejmani , komandantit të Forcës Kods të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike dhe Dita Ndërkombëtare e Rezistencës.
Gjenerallejtënant “Kasem Sulejmani ”, komandanti i Forcave Kods të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, më 3 janar 2020, ndërsa udhëtoi drejt Irakut me ftesë zyrtare të autoriteteve irakiane, u martirizua në sulmin ajror të agresorit dhe forcave terroriste amerikane pranë aeroportit të Bagdadit. Në kohën e sulmit ai ishte së bashku me "Abu Mahdi Al-Muhandis", zëvendës kreun e Mobilizimit Popullor të Irakut (Al-Hashd al-Shaabi) dhe 8 nga shokët e tij të cilët po ashtu ranë dëshmorë. Dëshmori Sulejmani "Sejedi i Martirëve të Rezistencës" gjatë jetës së tij me bekimin e tij si komandant i Korpusit Islamik, pa dallim kombësie, punoi në rrugën e mbështetjes së kombeve të shtypur, për ngritjen e Islamit dhe Kuranit të Shenjtë. Si komandant i Forcave Kods të Gardës Revolucionare Islamike, ky martir i rangut të lartë luajti një rol të rëndësishëm në shkatërrimin e grupit terrorist ISIS në Irak dhe Siri dhe për shumë vite, duke organizuar forcat e mobilizimit popullor në këto vende, njerëzve dhe popujve të këtyre vendeve u dha paqe dhe siguri. Lëvizja e rezistencës islame Nujaba në prag të trevjetorit të vrasjes frikacake të dëshmorëve Sulejmani dhe Al-Muhandis, shpalli se hakmarrja për gjakun e komandantëve është e padiskutueshme. Lëvizja Al-Nujaba, në një deklaratë të dhënë për media të ndryshme, duke theksuar se “pushtuesit amerikanë dhe mercenarët e tyre gjatë kësaj periudhe me mashtrim janë përpjekur të fshehin sasinë e viktimave të tyre për të ruajtur reputacionin e vet”, theksoi: “Njerëzit e lirë të botës janë të vetëdijshëm për sasinë e viktimave të armikut.” Në një pjesë tjetër të kësaj deklarate thuhet: Megjithatë, ne nuk do të pushojmë kurrë dhe do ta mbajmë të ngritur flamurin e hakmarrjes derisa të përfundojë plotësisht prania e tyre në Irak dhe Azinë Perëndimore. Ajetollah Khamenei, Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, pas martirizimit të gjeneral Sulejmani në një mesazh tha: Vitet e luftës së sinqertë dhe të guximshme në fushat e betejës kundër demonëve dhe të këqijve të botës dhe vitet e shumta të dëshirës për të rënë dëshmor në rrugën e Zotit, më në fund e çuan Sulejmanin e dashur në këtë pozitë të lartë dhe gjaku i tij i pastër u derdh në tokë por ai u ngrit lart si dëshmor. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik deklaroi se dëshmori Sulejmani është fytyra ndërkombëtare e rezistencës dhe shtoi: Le ta dinë të gjithë miqtë dhe të gjithë armiqtë se vija e xhihadit të rezistencës do të vazhdojë me frymë të dyfishtë. Të gjithë duhet ta dinë se fitore për muxhahidët e kësaj rruge të bekuar është e sigurt.