Çfarë thanë personalitetet spanjolle për gjeneral Kasem Sulejmani
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i137500-Çfarë_thanë_personalitetet_spanjolle_për_gjeneral_kasem_sulejmani
Disa aktivistë kulturor dhe medial të Spanjës kanë vlerësuar lartë veprën dhe pozitën e gjeneral Kasem Sulejmani dhe martirëve të rezistencës dhe e kanë quajtur gjeneral Sulejmani si hero të vërtetë të luftës kundër terrorizmit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 03, 2023 13:08 Europe/Tirane
  • Çfarë thanë personalitetet spanjolle për gjeneral Kasem Sulejmani

Disa aktivistë kulturor dhe medial të Spanjës kanë vlerësuar lartë veprën dhe pozitën e gjeneral Kasem Sulejmani dhe martirëve të rezistencës dhe e kanë quajtur gjeneral Sulejmani si hero të vërtetë të luftës kundër terrorizmit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në një ceremoni të organizuar në Spanjë nga konsulli kulturor i Republikës Islamike të Iranit, me rastin e trevjetorit të martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani, komandantit të martirizuar të forcës "Kods" të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, kanë marrë pjesë një numër i aktivistëve medial dhe kulturor të këtij vendi. Karlos Paz, një aktivist medial dhe publicist medial, ka thënë: "Rezultati i luftës së gjeneral Kasem Sulejmani nuk ka ushtruar ndikim vetëm në rajonin e Lindjes së Mesme, por edhe Evropa ka përfituar në masë të madhe nga lufta e tij kundër terrorizmit".

Ky publicist spanjoll ka theksuar se ashtu sikur në luftën e Sirisë, mediat perëndimore me informacione të pavërteta dhe gënjeshtra e analiza të rrejshme kanë mashtruar publikun e tyre, edhe sot ato gjithashtu gjatë ngjarjeve të fundit që ndodhen në Iran, kanë paraqitur mbrapsht realitetin dhe të vërtetën dhe janë munduar që ta prezantojnë Iranin si një vend që nuk ka stabilitet".

Jusef Fernandes, sekretari i Këshillit Islamik të Spanjës dhe hulumtues spanjoll, gjithashtu vuri në dukje se jeta e gjeneral Kasem Sulejmani ka qenë një jetë me plotë ngjarje të ndryshme dhe shumë mahnitëse, ndërsa deklaroi: "Ai në luftën e Iranit dhe Irakut kishte mësuar shumë mirë eksperiencën e luftërave tokësore. Gjeneral Kasem Sulejmani në Afganistan, u njoh plotësisht me ndikimin dhe praninë e fuqive të mëdha pushtuese dhe më pas ai mori një rol kyç në betejat e luftërave rajonale. Ai kishte një prani të rëndësishme dhe rol vendimtar në Irak, Siri dhe Jemen".

Hasan Ghashghavi, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Spanjë, gjithashtu në këtë takim tha: "Gjenerali i martirizuar Kasem Sulejmani kishte aftësi të lartë për të parashikuar ndryshimet gjeopolitike dhe gjeostrategjike të botës dhe dhjetë vite më parë duke marrë parasysh zhvillimet që po zhvilloheshin në Afganistan, ai kishte parashikuar largimin poshtërues të Amerikës nga Afganistani dhe dështimin e politikave të Uashingtonit në Irak".

Sot, e martë, datë 3 janar 2023, është trevjetori i martirizimit të gjeneral-major Kasem Sulejmani, komandantit të ndjerë të forcës "Kods" të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit dhe Dita Botërore e Rezistencës.  

Gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i martirizuar i forcës "Kods" të Gardës Revolucionare të Iranit, u martirizua me 3 janar të vitit 2020 nga një sulm me dron i forcave ushtarake të Amerikës në kohën kur ai ishte i ftuar zyrtarisht nga autoritet e Irakut për një vizitë në Bagdad dhe pritej të takohej me kryeministrin e Irakut. Së bashku me gjeneral Kasem Sulejmani është martirizuar edhe Abu Mahdi Al-Muhendis, zv/komandanti i forcave të mobilizimit popullor "Hashd Sha'bi" të Irakut.