Martirëve Sulejmani dhe Al-Muhendis u jepet doktoratë nderi
Diploma e doktoratës së nderit nga Universiteti i Lartë i Mbrojtjes Kombëtare të Iranit në kongresin e parë ndërkombëtar të shkollës së martirë Sulejmani, u është dhënë martirëve gjeneral Kasem Sulejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis.
Gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i martirizuar i forcës "Kods" të Gardës Revolucionare të Iranit, u martirizua me 3 janar të vitit 2020 nga një sulm me dron i forcave ushtarake të Amerikës në kohën kur ai ishte i ftuar zyrtarisht nga autoritet e Irakut për një vizitë në Bagdad dhe pritej të takohej me kryeministrin e Irakut. Së bashku me gjeneral Kasem Sulejmani është martirizuar edhe Abu Mahdi Al-Muhendis, zv/komandanti i forcave të mobilizimit popullor "Hashd Sha'bi" të Irakut.
Gjeneral Ahmedi Moghadam, rektori i Universitetit të Lartë të Mbrojtjes Kombëtare të Iranit i ka dhënë diplomën e doktoratës së nderit nga ky universitet gjeneralit të martirizuar Kasem Sulejmani dhe Abdu Mahdi Al-Muhendis që në këtë kongres kjo diplomë u është dhënë familjeve të tyre.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se kongresi i parë ndërkombëtar për shkollën e martir Sulejmani është zhvilluar sot me pjesëmarrjen e familjeve të tyre, autoriteteve ushtarake dhe politike si dhe shumë figurave të tjera shoqërore dhe politike në mesin e tyre ishin edhe Muhamed Bagher Ghalibaf, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, Shejkh Naim Kasem, zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, gjeneral Ahmedi Moghadam, rektori i Universitetit të Mbrojtjes Kombëtare të Iranit, ambasadori i Jemenit në Iran dhe anëtarë të Lëvizjes së Kryengritjes Islamike të Palestinës (Hamas).