Kanani: Regjimi aparteid sionist shënoi vitin më të përgjakshëm për popullin palestinez
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit e quajti vitin 2022 si vitin më të përgjakshëm për popullin e Palestinës.
Ushtarët izraelitë çdo ditë, me pretekste të ndryshme, sulmojnë popullin e shtypur palestinez, i vrasin, i plagosin ose i arrestojnë palestinezët pa ndonjë arsye ligjore.
Në lidhje me këtë dhe sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, Nasser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të enjten në një postim në Twitter, duke iu referuar krimeve të regjimit sionist kundër popullit të pafajshëm të Palestinës, ka shkruar: "Regjimi aparteid sionist në vitin 2022, duke regjistruar një rekord prej 224 palestinezëve të vrarë, shënoi vitin më të përgjakshëm të vrasjes dhe plagosjes së burrave, grave dhe fëmijëve të Palestinës. Në më pak se 24 orë, 3 palestinezë u vranë nga plumbat e forcave pushtuese sioniste në Bregun Perëndimor dhe numri i martirëve palestinezë u rrit në 7 persona, përfshirë 3 fëmijë, në më pak se dy javët e para të vitit 2023".
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit deklaroi: "Mundësia e përshkallëzimit të terrorizmit të organizuar të regjimit izraelit, të udhëhequr nga një terrorist i famshëm, ka rritur shqetësimet globale për shtimin e krimeve të kryera nga sionistët kundër palestinezëve. Nuk ka shpresë për pretenduesit e rremë të të drejtave të njeriut në Evropë dhe Amerikë, të cilët janë partnerë në krimeve të sionistëve, por ndihma e njerëzve liridashës të botës për popullin e shtypur të Palestinës është përgjegjësi njerëzore dhe gjithashtu një kontribut për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare".