Ministri i Jashtëm i Iranit u takua me Sejed Hasan Nasrallah
Sipas agjencisë së lajmeve Fars News, Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian, duke vazhduar takimet e tij në Bejrut pasditen e sotme (e premte), u takua dhe bisedoi me Sejed Hasan Nasrallah, Sekretarin e Përgjithshëm të Hezbollahut të Libanit.
Ministri i Punëve të Jashtme mbrëmë, me të mbërritur në Bejrut, theksoi vazhdimin e mbështetjes së Iranit ndaj popullit, qeverisë, ushtrisë dhe rezistencës libaneze. Amir Abdollahian u takua më parë me Kryetarin e Parlamentit, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Libanit, si dhe me Ziad Nakhale, Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Palestineze të Xhihadit Islamik. Kjo është vizita e tretë e Amir Abdollahian në Liban pas marrjes së këtij posti. Ai kishte udhëtuar në Bejrut në tetorin e vitit 2020 dhe në fillim të prillit të vitit të kaluar.