Lideri i revolucionit islamik dënoi fyerjet ndaj Kuranit në vendet evropiane
Në reagim ndaj fyerjes që i është bërë Kuranit të Shenjtë në disa vende evropiane, lideri i revolucionit theksoi: Fyerja e çmendur ndaj Kuranit me sloganin e lirisë së fjalës tregon se objektivi i sulmeve të arrogancës është pengimi i zgjerimit të Islamit dhe Kuranit.
Sipas IRNA; Baza informative e Zyrës për Ruajtjen dhe Publikimin e Veprave të Ajetullah Ali Khamenei, liderit suprem të Revolucionit Islamik, duke publikuar një artikull në faqen e tij arabe në Twitter, ka bërë të ditur qëndrimin e liderit të revolucionit islamik në lidhje me fyerjen e çmendur që i është bërë Kuranit të Shenjtë në disa vende evropiane dhe shkroi: Fyerja e çmendur ndaj Kuranit me sloganin e lirisë së fjalës tregon se objektivi i sulmeve të arrogancës është pengimi i zgjerimit të Islamit dhe Kuranit. Në vazhdim të këtij shkrimi, lideri suprem i revolucionit theksoi se përkundër komplotit të arrogancës, Kurani dita ditës po bëhet gjithnjë e më popullor dhe e ardhmja i përket Islamit. Të gjithë lirikërkuesit e botës duhet të qëndrojnë me myslimanët kundër politikës së pistë të fyerjes së shenjtërive dhe përhapjes së urrejtjes. Të shtunën e kaluar, Rasmus Paludan, kreu i partisë së ekstremit të djathtë të vijës së ashpër të Danimarkës, në mes të forcave të sigurisë, dogji një kopje të Kuranit pranë ambasadës turke në Stokholm. Ky akt i Paludanit u dënua ashpër nga myslimanët dhe vendet islame, si dhe qeveria suedeze u kritikua për mosparandalimin e këtij akti.