Përpjekjet e Evropës për të negociuar me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i139096-përpjekjet_e_evropës_për_të_negociuar_me_iranin
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, duke deklaruar se shërbimi i vazhdueshëm ndaj popullit është prioritet i qeverisë së 13-të të Iranit, tha se evropianët vazhdimisht dërgojnë mesazhe për negociata.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 02, 2023 19:53 Europe/Tirane
  • Përpjekjet e Evropës për të negociuar me Iranin

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, duke deklaruar se shërbimi i vazhdueshëm ndaj popullit është prioritet i qeverisë së 13-të të Iranit, tha se evropianët vazhdimisht dërgojnë mesazhe për negociata.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Sejid Ebrahim Raisi, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, këtë të enjte në takimin e popullit të qytetit Rej (në jug të Teheranit) në oborrin e faltores së Hazretit Abdulazim Hasani (a.s.), duke thënë se vendet e rajonit dhe të Evropës janë duke i dërguar vazhdimisht mesazhe Iranit që të negociojmë së bashku, shtoi: Mendohej se ata mund t'i arrinin qëllimet e tyre me kërcënime dhe sanksione, por burrat dhe gratë iraniane iu kundërvunë arrogancës së tyre. Raisi theksoi se sot falë gjakut të dëshmorëve është realizuar rrjedha e zgjimit islam në vendet e rajonit, përfshirë Palestinën, Libanin, Jemenin dhe shumë vende të botës dhe tha: Luftëtarët palestinezë kanë marrë iniciativa, dhe në Jemen, populli i këtij vendi është i nderuar, ata qëndrojnë kundër arrogancës dhe mbrojnë nderin e tyre kombëtar. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se armiqtë janë rreshtuar kundër Revolucionit Islamik dhe që nga dita e parë e fitores së Revolucionit Islamik të Iranit e deri më sot, shumë komplote dhe intriga, duke përfshirë 8 vitet e mbrojtjes së shenjtë, krimet e grupit terrorist MEK që shkaktoi vrasjen e më shumë se 17 mijë njerëzve, kanë dështuar me turp.Ai tha: Populli i Iranit u ngrit kundër të gjitha kërcënimeve dhe komploteve të armiqve sionistë dhe arrogancës globale dhe theksoi në realizimin e idealeve të Revolucionit Islamik. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu theksoi se armiqtë kanë ushtruar presionet dhe sanksionet më të mëdha ekonomike ndaj Republikës Islamike të Iranit dhe theksoi se presioni maksimal, lufta e kombinuar psikologjike dhe mediatike e armiqve ka dështuar për shkak të rezistencës dhe qëndresës së kombit iranian.