Irani shumë pajisje mjekësore i prodhon me përpjekjet e shkencëtarëve iranianë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i139628-irani_shumë_pajisje_mjekësore_i_prodhon_me_përpjekjet_e_shkencëtarëve_iranianë
Kreu i Organizatës së Ushqimit dhe Medikamenteve të Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit theksoi se shumë pajisje mjekësore prodhohen me përpjekjet e shkencëtarëve iranianë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 12, 2023 12:19 Europe/Tirane
  • Irani shumë pajisje mjekësore i prodhon me përpjekjet e shkencëtarëve iranianë

Kreu i Organizatës së Ushqimit dhe Medikamenteve të Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit theksoi se shumë pajisje mjekësore prodhohen me përpjekjet e shkencëtarëve iranianë.

Pavarësisht sanksioneve dhe pengesave të autoriteteve amerikane dhe aleatëve evropianë të Shtëpisë së Bardhë, shkencëtarët dhe specialistët e rinj iranianë kanë pasur sukses të konsiderueshëm në prodhimin e llojeve të ndryshme të pajisjeve mjekësore dhe ilaçeve brenda vendit.

Shefi i Organizatës së Ushqimit dhe Medikamenteve në Ministrinë e Shëndetësisë së Iranit, Sejed Hejdar Muhamedi, deklaroi: “Një nga arritjet e mëdha të Republikës Islamike të Iranit është në fushën e shëndetësisë, dhe tani shumë pajisje mjekësore si aparatet e skanimit CT, pajisjet e për prodhimin e oksigjenit etj., prodhohen brenda vendit me përpjekjet e shkencëtarëve iranianë".

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Muhamedi në marshin e 22 Bahmanit në Teheran, shtoi: "Irani pas fitores së Revolucionit Islamik, është bërë një vend që eksporton pajisje mjekësore të ndryshme.

Hejdar Muhamedi duke vënë në dukje se Iranit tani ka arritur në nivelin e vetëmjaftueshmërisë në fushën e prodhimit të shumicës së medikamenteve, tha: "99% e barnave të nevojshme prodhohen brenda vendit dhe çdo muaj ne jemi dëshmitar të prodhimit të barnave të reja në vend. Në muajt e fundit shkencëtarët iranianë kanë prodhuar 6 barna të reja në fushën e sëmundjeve specifike dhe janë zgjidhur mungesat e barnave në fushën e barnave të përdorura gjerësisht".