Raisi: Populli iranian me rezistencën shembullore, neutralizoi komplotet e fuqive hegjemoniste
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi: "Populli iranian me rezistencën e vet të pashembullt, ka prishur dhe neutralizuar të gjitha llojet e komploteve të fuqive hegjemoniste".
Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në fillim të takimit të zyrtarëve shtetërorë, përfaqësuesve diplomatikë dhe ambasadorëve të vendeve islame dhe të ftuarve dhe pjesëmarrësve në garat ndërkombëtare të Kur'anit të shenjtë me liderin suprem të Revolucionit Islamik, me rastin e festës së Profetësisë së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., ka vlerësuar dhe falënderuar popullin iranian për epopenë e fundit të krijuar në marshimin e përvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit.
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjatë fjalës së tij duke thënë se pas fitores së Revolucionit Islamik, armiqtë e popullit iranian, ashtu si në dekadat e para të Islamit, janë rreshtuar kundër kombit iranian me luftë ushtarake, ekonomike, politike dhe propagandistike, vuri në dukje llogaritjet e gabuara të armiqve për kombin iranian, duke përfshirë ngjarjet e vjeshtës së kaluar dhe deklaroi: "Perëndimorët deri dje pretendonin të ndiqnin marrëveshjen, por kur u detyruan të pranonin kërkesat e popullit iranian, ata u larguan nga tryeza e bisedimeve me fillimin e trazirave".
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se qeveria e Iranit me praninë e saj me dinjitet dhe konstruktive në qarqet ndërkombëtare, do të mbrojë interesat e kombit iranian, deklaroi: "Epopeja e fundit e popullit iranian në marshin e 44 vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, konsiderohet si një përgjegjësi shtesë për të gjithë drejtuesit e organeve shtetërore të Iranit".
Njëkohësisht me festën e Profetësisë së Hazretit Muhamed s.a.v.s., një grup i funksionarëve shtetërorë të Iranit, përfaqësuesve diplomatik, ambasadorëve të vendeve islame dhe të ftuarve dhe pjesëmarrësve në konkurrencën ndërkombëtare të Kur'anit të shenjtë kanë zhvilluar një takim me liderin suprem të Revolucionit Islamik të Iranit.
Vlen të theksohet se sot më 27 rexheb të vitit 1444 hixhri kameri që përkon me 18 shkurt të vitit 2023, është festa e zbritjes së shpalljes hyjnore për Profetin e nderuar të Islamit, Hazretin Muhamed s.a.v.s..