Ministri i Jashtëm i Iranit shkon në Gjenevë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i140398-ministri_i_jashtëm_i_iranit_shkon_në_gjenevë
Ministri i Jashtëm i Iranit mbërriti në Gjenevë për të marrë pjesë në takimin e Këshillit të të Drejtave të Njeriut dhe takimin vjetor të Konferencës për Çarmatimin.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 27, 2023 11:43 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm i Iranit shkon në Gjenevë

Ministri i Jashtëm i Iranit mbërriti në Gjenevë për të marrë pjesë në takimin e Këshillit të të Drejtave të Njeriut dhe takimin vjetor të Konferencës për Çarmatimin.

Sipas IRNA, ministri i Jashtëm i Iranit, Husein Amir Abdollahian, do të marrë pjesë në seancën e rangut të lartë të sesionit të 52-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut dhe do të mbajë një fjalim në këtë takim. Amir Abdollahian më pas do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të sesionit vjetor (2023) të Konferencës për Çarmatimin. Ministri i Jashtëm i Iranit gjatë këtij udhëtimi do të takohet dhe do të bisedojë me disa zyrtarë ndërkombëtarë. Këshilli për të Drejtat e Njeriut në vitin 2006zëvendësoi Komisionin për të Drejtat e Njeriut, gjë që rezultoi me ndryshime në numrin e anëtarëve, anëtarësimin në OKB, kompetencat dhe mënyrën e zbatimit të misioneve të këtij organi të OKB-së. 47 shtete anëtare të Këshillit të të Drejtave të Njeriut zgjidhen individualisht dhe drejtpërdrejt me votat e fshehta të shumicës së anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme. Konferenca për Çarmatimin përbëhet nga 65 anëtarë të Kombeve të Bashkuara, e cila është përgjegjëse për negocimin dhe përpilimin e dokumenteve dhe traktateve ndërkombëtare në fushën e çarmatimit dhe kontrollit të armëve, veçanërisht armëve të shkatërrimit në masë.