Manovra e përbashkët detare mes Iranit, Kinës dhe Rusisë
Manovra detare e përbashkët mes Iranit, Kinës dhe Rusisë do të zhvillohet në veri të Oqeanit Indian.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ministria e Mbrojtjes e Kinës njoftoi sot se Kina së bashku me Iranin dhe Rusinë, do të nisin nga sot një stërvitje të përbashkët detare pesë-ditore në Gjirin e Omanit.
Sipas deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes së Kinës, bazuar në marrëveshjet e bëra midis forcave të armatosura të Rusisë, Kinës, Iranit dhe vendeve të tjera, stërvitja e përbashkët detare "Rripi i Sigurisë Detare 2023" do të mbahet nga data 15 deri më 19 mars në Gjirin e Omanit.
Ndërkohë sipas deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, kjo stërvitje e përbashkët është mbajtur edhe në vitin 2019 dhe 2022.
Në këtë stërvitje është i pranishëm edhe destrojeri raketahedhës "Nanning" i Kinës.
Sipas kësaj deklarate, kjo stërvitje e përbashkët ndihmon në zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet forcave detare të vendeve pjesëmarrëse dhe rritjen e gatishmërisë së përbashkët për të garantuar sigurinë detare dhe në krijimin e energjisë pozitive për paqen dhe stabilitetin rajonal.