Lideri suprem mohon qartazi praninë e Iranit në luftën në Ukrainë
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Republika Islamike e Iranit ka theksuar nevojën që Rusia dhe Ukraina të gjejnë një zgjidhje politike për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre me anë të dialogut. Natyrisht, Teherani në këtë fushë ka ndërmarrë edhe hapa praktik.
Në këtë drejtim, Ministri i Jashtëm i Iranit Husein Amir Abdollahian në fund të gushtit 2022 gjatë një udhëtimi në Moskë u takua me zyrtarë të lartë rusë, përfshirë ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov dhe ndërmjetësoi për çështjen e luftës në Ukrainë. Ky udhëtim u bë pas kërkesës së presidentit francez Emmanuel Macron drejtuar presidentit të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi, i cili kërkoi që Irani të "ndërmjetësojë" për luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Mohammad Jamshidi, zëvendësi politik i presidentit iranian, në një postim në Twitter shkroi se "një nga udhëheqësit e lartë të Evropës Perëndimore" bëri thirrje për ndërmjetësimin e Iranit në luftën e Ukrainës dhe "pas një sërë konsultimesh", ministri i Jashtëm foli për "Një nismë paqeje së bashku me një mesazh të rëndësishëm nga Rusia. Pavarësisht qëllimeve të mira të Iranit dhe përpjekjeve të tij për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, perëndimorët, së bashku me qeverinë pro-perëndimore të Kievit, kanë nisur një fushatë propagandistike kundër Teheranit, duke pretenduar për gjoja bashkëpunimin e Iranit në armatimin e Rusisë, duke përfshirë dërgimin e dronëve nga Irani në Rusi dhe në këtë drejtim, në fund të shtatorit 2022, në një akt jomiqësor, Kievi kërkoi largimin e ambasadorit iranian nga Ukraina dhe uljen e numrit të punonjësve të ambasadës iraniane. Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Iranit, Husein Amir Abdollahian, në deklaratën e tij të fundit në përgjigje të akuzave kundër Iranit, njoftoi se një numër i vogël dronësh iranianë i ishin dorëzuar Rusisë para fillimit të luftës në Ukrainë. Në këtë mënyrë, ai hodhi poshtë çdo ndërhyrje iraniane në luftën e Ukrainës për të mirën e Rusisë. Zyrtarët e Ukrainës dhe vendeve perëndimore, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara, kanë pretenduar vazhdimisht se dronët që Rusia përdor për të sulmuar infrastrukturën e Ukrainës janë prodhuar nga Irani. Në të njëjtën kohë, pretendimi i Kievit për përdorimin e dronëve iranianë në luftën në Ukrainë është bërë një justifikim për perëndimorët për të vendosur sanksione të reja kundër Iranit. Në këtë drejtim, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar sanksione të reja kundër Iranit bazuar në pretendimet e paprovuara për përdorimin e dronëve të prodhuar nga Irani në luftën e Ukrainës. Gjithashtu, në një letër drejtuar Kombeve të Bashkuara në fund të tetorit 2022, trojka evropiane e përbërë nga Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania, duke përsëritur pretendimet e paprovuara në lidhje me përdorimin nga Rusia të dronëve të prodhuar nga Irani në luftën e Ukrainës, i kërkoi Kombeve të Bashkuara të hetojë nëse kjo çështje shkel Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit apo jo. Republika Islamike e Iranit i ka mohuar në mënyrë të përsëritur këto pretendime dhe e ka konsideruar atë pjesë të luftës psikologjike dhe propagandistike të Perëndimit, gjë e cila është në përputhje me Iranfobinë dhe hedh bazat për veprime kundër Iranit, duke përfshirë vendosjen e sanksioneve të reja. Sipas Teheranit, këto pretendime nuk kanë bazë dhe perëndimorët në këtë drejtim me vetëdije kanë krijuar hapësirën e duhur për konfrontim. Kjo çështje është theksuar shumë herë nga zyrtarët e lartë të Iranit. Lidhur me këtë, Ajetullah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, në fjalimin e tij më 1 Farvardin (21 Mars) në një tubim të madh të haxhinjve dhe pelegrinëve të faltores së shenjtë të Razaviut, theksoi mbështetjen e vazhdueshme të shtetit ndaj rezistencës dhe hodhi poshtë pretendimin e rremë për pjesëmarrjen e Iranit në luftën në Ukrainë. Ajetullah Khamenei për këtë tha: Ne e refuzojmë kategorikisht dhe në mënyrë të prerë pjesëmarrjen në luftën në Ukrainë dhe një gjë e tillë nuk është absolutisht e vërtetë. Lufta në Ukrainë u nis nga Shtetet e Bashkuara për të zgjeruar NATO-n në lindje dhe tani ndërsa populli i Ukrainës është i bllokuar dhe vuan nga problemet, Shtetet e Bashkuara dhe fabrikat e saj të armëve po përfitojnë më së shumti nga lufta dhe për shkak të kësaj, ata po pengojnë punën e nevojshme për t'i dhënë fund luftës.