Amir Abdullahian: Omani një vend fqinj dhe mik i besueshëm i Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i141824-amir_abdullahian_omani_një_vend_fqinj_dhe_mik_i_besueshëm_i_iranit
Ministri i Jashtëm i Iranit tha: Omani është një fqinj dhe mik i besueshëm për Iranin dhe marrëdhëniet mes dy vendeve do të forcohen.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 31, 2023 10:33 Europe/Tirane
  • Amir Abdullahian: Omani një vend fqinj dhe mik i besueshëm i Iranit

Ministri i Jashtëm i Iranit tha: Omani është një fqinj dhe mik i besueshëm për Iranin dhe marrëdhëniet mes dy vendeve do të forcohen.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir Abdollahian, në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Omanit, Badr bin Hamad Albusaidi, shkëmbeu mendime mbi marrëdhëniet mes Teheranit dhe Maskatit, si dhe çështjet më të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm i Iranit deklaroi: Omani ka qenë gjithmonë një fqinj dhe mik i besueshëm për Iranin dhe marrëdhëniet në rritje mes dy vendeve do të forcohen me vizitën e Sulltan Haitham bin Tarik Al Saed, sulltanit të Omanit, në Teheran. Ndërsa Ministri i Jashtëm i Omanit tha: vendet e rajonit duke punuar së bashku do ta shkurtojnë rrugën e gjatë të zhvillimit të rajonit.  Marrëdhëniet midis Iranit dhe Omanit në dekadat e fundit, pavarësisht tensioneve në Gjirin Persik dhe përpjekjeve të Amerikës për të intensifikuar iranofobinë, kanë qenë gjithmonë të bazuara në respektin dhe interesat reciproke. Zyrtarët e Omanit besojnë se marrëdhëniet e ngushta me Iranin bazohen në realitet dhe ata e konsiderojnë Iranin si një fqinj të madh. Të dy vendet nuk kanë asnjë mosmarrëveshje territoriale dhe kufitare me njëri-tjetrin. Mbështetja e Iranit për Omanin është ngulitur pozitivisht dhe përgjithmonë në kujtesën historike të Omanit.