Teherani nuk qëndron indiferent ndaj komploteve të sionistëve
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke thënë se Republika Islamike e Iranit nuk do të qëndrojë indiferente ndaj komploteve të regjimit sionist që projektohen nga territori i Republikës së Azerbajxhanit, theksoi: "Autoritetet e Republikës së Azerbajxhanit duhet të japin shpjegim në lidhje me marrëveshjen që kanë bërë me sionistët".
Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se deklaratat e ministrit të punëve të jashtme të regjimit sionist për marrëveshjen me Xhejhun Bajramov, ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Azerbajxhanit, në lidhje me formimin e një "fronti të bashkuar kundër Iranit", janë një dëshmi tjetër për qëllimet djallëzore të regjimit sionist për ta shndërruar territorin e Republikës së Azerbajxhanit në një bazë për kërcënimin e sigurisë kombëtare të Republikës Islamike të Iranit, prandaj si të tilla duhet të dënohen.
Kanani tha se deklaratat e ministrit të jashtëm të regjimit sionist për formimin e një fronti të bashkuar kundër Iranit si dhe deklaratat e ministrit të punëve të jashtme të Republikës së Azerbajxhanit rreth përmbajtjes së bisedimeve dhe për fillimin e një faze të re të partneritetit strategjik mes Republikës së Azerbajxhanit dhe regjimit sionist, konsiderohen një konfirmim i drejtimit të bashkëpunimeve të tyre kundër Iranit, prandaj autoritetet e Baku-s duhet të japin shpjegime në lidhje me këtë çështje.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke theksuar lidhjen e pashkëputur historike dhe fetare mes popullit të Iranit dhe Republikës së Azerbajxhanit, shtoi: "Republika Islamike e Iranit gjithnjë ka bërë përpjekje për neutralizimin e veprimeve të faktorëve dashakeq për krijimin e distancës mes të dy vendeve fqinjë dhe pret nga qeveria e Republikës së Azerbajxhanit që të largohet nga kurthi të cilin e kanë shtrirë armiqtë e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinjë. Republika Islamike e Iranit nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj komploteve të regjimit sionist që bëhen nga territori i Republikës së Azerbajxhanit ndaj sigurisë kombëtare të Iranit".