Prania e qëndrueshme e Iranit në tregjet e eksportit
(last modified Sat, 08 Apr 2023 14:29:32 GMT )
Prill 08, 2023 16:29 Europe/Tirane
  • Prania e qëndrueshme e Iranit në tregjet e eksportit

Sekretari për diplomaci ekonomike i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit theksoi: "Prania e Iranit në tregjet e eksportit është e qëndrueshme dhe e vazhdueshme".

Mahdi Safari, sekretari i diplomacisë ekonomike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit tha: "Plani i qeverisë së 13-të të Iranit për këtë vit (1402) është ruajtja e tregjeve të eksportit dhe rritja e eksporteve në vendet fqinje me 20%. Eksportet jonaftore të vendit në 12 muajt e kaluar, ishin rreth 52 miliardë, që është një rritje prej 13% krahasuar me një vit më parë (1400)".

Sekretari për diplomaci ekonomike shtoi: "Hapat e parë të qeverisë së 13-të ishin zhvillimi i eksporteve të cilat janë ndërmarrë gjatë vizitave të presidentit iranian Ibrahim Raisi në vendet e rajonit, për shembull, Uzbekistan, Azinë Qendrore, Dushanbe, Kazakistan dhe Rusi".

Safari theksoi: "Eksportet e Iranit në Taxhikistan janë rritur tre deri në katër herë më shumë dhe eksporti i shërbimeve inxhinierike në këtë vend arriti në 500 milionë dollarë. Gjithashtu Kina ishte një nga vendet e synuara që arritëm të hiqnim barrierat e eksportit në fushën e agrumeve, bujqësisë dhe ekonomisë detare".

Tags