Fillimi i paradës më të madhe detare në mbështetje të Intifadës Palestineze
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i142456-fillimi_i_paradës_më_të_madhe_detare_në_mbështetje_të_intifadës_palestineze
Ka nisur parada më e madhe detare në mbështetje të Intifadës Palestineze dhe të Kudsit në Republikën Islamike të Iranit dhe vendet e zonës së rezistencës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 13, 2023 18:41 Europe/Tirane
  • Fillimi i paradës më të madhe detare në mbështetje të Intifadës Palestineze

Ka nisur parada më e madhe detare në mbështetje të Intifadës Palestineze dhe të Kudsit në Republikën Islamike të Iranit dhe vendet e zonës së rezistencës.

Parada detare ndërkombëtare në mbështetje të Intifadës së Palestinës dhe Kudsit të shenjtë, me urdhër të admiralit Alireza Tangsiri, komandant i forcave detare të Gardës Revolucionare Islamike, filloi përpara ngushticës së Hormuzit, në Gjirin Persik, Liqenin Kaspik dhe në Detin e Omanit) në të cilën marrin pjesë Republika Islamike e Iranit, Iraku, Libani, Siria dhe Jemeni.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se 2700 anije të Mobilizimit Popullor Detar të Republikës Islamike të Iranit morën pjesë në paradën në mbështetje të Palestinës së shtypur.

Kjo paradë filloi me synimin për të mbështetur popullin e shtypur palestinez, për të mbështetur Intifadën Palestineze dhe për të dënuar krimet e barbare dhe mizore të regjimit pushtues sionist.

Kjo paradë e madhe po transmetohet drejtpërdrejt në 75 kanale televizive.