Prill 15, 2023 08:27 Europe/Tirane
  • Pasqyrimi i marshimit të Ditës së Kodsit në mediat botërore

Në të njëjtën kohë me mbajtjen e marshimit të Ditës Botërore të Kodsit në Teheran dhe qytete të tjera të Iranit, media të ndryshme të botës këtë ngjarje e pasqyruan gjerësisht.

Marshi i Ditës Botërore të Kodsit, i cili u mbajt të premten në të gjithë Iranin, u përcoll me një mbulim të gjerë në mediat botërore, veçanërisht ato arabe, dhe rrjetet në gjuhën arabe si Al-Mayadeen, Al-Ahed, Al-Manaro, Palestine Today Al- Arabiya dhe seksioni arab i agjencisë së lajmeve Sputnik mbuluan marshimin e Ditës botërore të Kodsit. Rrjeti libanez Al-Mayadeen në një raport për këtë shkruan se marshimi i sivjetshëm i Ditës Botërore të Kodsit në Teheran dhe qytete të tjera të Iranit është shumë i gjerë dhe i paprecedentë. Rrjeti al-Masira i Jemenit, agjencia siriane e lajmeve dhe agjencia palestineze e lajmeve Shahab, gjithashtu mbuluan marshimin e Ditës së Kodsit në Iran. Gazeta sioniste Times dhe faqja e internetit Jerusalem Post gjithashtu mbuluan marshimin e Ditës së Kodsit në qytete të ndryshme të Iranit. Ata ndërsa paralajmëruan për një luftë të mundshme në rajon, në mediat e tyre përmendën sloganin vdekje Izraelit. Uashington Post, Rusia Today dhe media të tjera gjithashtu i kushtuan vëmendje të veçantë sloganit të marshuesve Vdekje për Amerikën dhe Vdekje për Izraelin dhe për këtë Uashington Post, shkroi: Të premten, dhjetëra mijëra iranianë manifestuan Ditën e Kodsit në mbështetje të popullit palestinez. Kjo gazetë amerikane shkruante: Në këtë tubim ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të Iranit, përfshirë presidentin Ebrahim Raisi. Që nga Revolucioni Islamik i Iranit në vitin 1979, marshet me rastin e Ditës Botërore të Kudsit mbahen zakonisht të premten e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Në vazhdim të raportit të saj, Ëashington Post i kushtoi vëmendje edhe çështjes së normalizimit të marrëdhënieve të disa vendeve arabe me regjimin sionist dhe pasqyroi kritikat e presidentit iranian ndaj këtyre vendeve. Vlen të theksohet se dje një marshim i madh në përkujtim të Ditës Botërore të Kodsit dhe në shenjë mbështetjeje ndaj kombit  paelstinez dhe kundër pushtimit izraelit, u mbajt në Teheran dhe qytete të ndryshme të Iranit dhe vende të ndryshme.

Tags