Lideri Suprem: Armiku kërkon që të polarizojë kombin iranian
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei tha se armiku gjithmonë ka kërkuar të polarizojë kombin iranian, dhe i kërkoi veçanërisht komunitetit studentor që të jetë vigjilent.
Ajetollah Khamenei i bëri komentet të martën në Teheran në ditën e 27-të të muajit të shenjtë të Ramazanit, ndërsa priti një grup studentësh universitarë dhe aktivistë të lëvizjeve studentore. “Aktivitetet e studentëve nuk duhet të polarizojnë komunitetin studentor dhe vendin. Kërkesat e studentëve duhet të jenë realiste dhe të shoqëruara me zgjidhje shkencore dhe praktike”, shtoi Ajatollah Khamenei. “Strategjia e armikut është të na bëjë mosbesues ndaj vetvetes. Sigurisht që ka disa probleme brenda vendit, por nuk e pranoj idenë se burimi kryesor i dëshpërimit është i brendshëm. Problemet nuk i dekurajojnë studentët e motivuar dhe entuziastë. Ata studiojnë dhe luftojnë për zgjidhjen e problemeve”, theksoi Lideri Suprem i Revolucionit Islamik. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse do të shqyrtohej një referendum për çështje të caktuara, lideri sugjeroi se vendi është përballur me shumë çështje dhe mbajtja e një referendumi do të ishte e pamundur. “A është e mundur që të bëhet një referendum për çështje të ndryshme në vend? Ku në botë e bëjnë këtë? A kanë aftësinë për ta analizuar këtë çështje të gjithë njerëzit që supozohet të marrin pjesë në referendum?” tha ai.