Marina iraniane paralajmëron nëndetësen bërthamore amerikane në Ngushticën e Hormuzit
Komandanti i forcave detare të Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit i shpjegoi detajet e paralajmërimit të kësaj force ndaj një nëndetëse amerikane në Ngushticën e Hormuzit në Gjirin Persik.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se admirali Shahram Irani, komandanti i forcave detare të Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, në lidhje me identifikimin dhe paralajmërimin e nëndetëses amerikane tha: "Kjo nëndetëse po i afrohej Ngushticës së Hormuzit në heshtje të plotë dhe nën ujë, gjë që u zbulua nga një nëndetëse e prodhimit tërësisht iranian me emrin “Fateh” dhe më pas u vëzhgua gjatë gjithë udhëtimit. Nëndetësja “Fateh” e detyroi këtë nëndetëse amerikane të dilte në sipërfaqen e ujit dhe të kalonte Ngushticën e Hormuzit në sipërfaqen e ujit".
Admiral Irani shtoi: "Nëndetësja amerikane ishte disi duke iu afruar ujërave territoriale të Iranit, pranndaj nëndetëses iu dhanë paralajmërimet e nevojshme dhe ajo ndërroi drejtim së bashku me një eskortë. Nëndetësja amerikane me të gjitha pajisjet moderne që posedonte, kishte bërë të pamundurën për të kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit pa zhurmë dhe pa u gjurmuar, por ishte pikërisht në këto rrethana në të cilat ajo u zbulua dhe identifikuar nga patrullimi i nëndetëses "Fateh" dhe u vëzhgua gjatë gjithë rrugës. Amerikanët duhet të shpjegojnë pse kanë shkelur ligjet në një rrugë ujore të rëndësishme dhe paralajmërimi i fundit i marinës iraniane për Amerikën është se ata duhet t'u përmbahen të gjitha ligjeve ndërkombëtare që tani e tutje".
Komandanti i marinës së Republikës Islamike të Iranit theksoi: "Nëndetësja amerikane që po kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit ishte një nëndetëse moderne bërthamore e quajtur “Florida”".
Marina e Republikës Islamike të Iranit është një forcë vendimtare në fusha të ndryshme dhe duke u pajisur me të gjitha llojet e anijeve të reja të prodhimit vendor, duke përfshirë anijet sipërfaqësore dhe nëndetëset, ajo është bërë një fuqi e madhe detare në Gjirin Persik dhe në Oqeanin Indian Verior.