Sot, Dita e Përkujtimit të Sa'adi Shirazi
Sot, e premte, më 1 ordibehesht të kalendarit iranian që përkon me 21 prill, është dita e përkujtimit të Sa'adi Shirazi, poetit të famshëm iranian.
Musleh al-Din Shirazi i njohur si Saadi, është poet i madh iranian i cili lindi në vitin 606 hixhri kameri në Shiraz, në jug të Iranit. Sa'adi Shirazi kaloi më shumë se 20 vjet të jetës së tij duke udhëtuar nëpër rajone dhe vende të ndryshme.
Në vitin 655 hixhri kameri, ky poet i famshëm i Iranit shkroi veprën e bukur poetike "Bustan" dhe një vit më vonë, ai shkroi një vepër tjetër madhështore me prozë dhe poezi të letërsisë persiane të quajtur "Golestan".
Sa'adi Shirazi ndërroi jetë në vitin 691 hixhri kameri dhe varri i tij ndodhet në Shiraz dhe ka qenë prej kohësh në fokus të turistëve. Çdo vit në vende të ndryshme të botës manifestohet dita e përkujtimit të poetit të famshëm iranian Sa'adi Shirazi duke organizuar programe të ndryshme kulturore dhe letrare.