Irani zotohet të vazhdojë mbështetjen shpirtërore dhe politike për Palestinën
Irani theksoi se do të vazhdojë të ofrojë më shumë mbështetje shpirtërore dhe politike për kombin palestinez dhe lëvizjen e rezistencës në rrugën e tyre për të çliruar tokat e pushtuara dhe për të krijuar një qeveri të pavarur me Kudsin si kryeqytet.
Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian i bëri komentet të shtunën në një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Lëvizjes së rezistencës Xhihadi Islamik Palestinez, Ziyad al-Nakhalah, duke e uruar atë për festën e bekuar të Fitër Bajramit, që shënoi fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Diplomati i lartë iranian nënvizoi rëndësinë e procesit të rënies së pushtuesve sionistë, zhvillimet e vazhdueshme në Palestinë dhe unitetin mes popullit të saj si dhe solidaritetin global me palestinezët. Nakhalah, nga ana e tij, tha se i gjithë populli dhe grupet palestineze janë të bashkuar për të mbështetur Kudsin e shenjtë dhe arritjet e mëdha të bëra gjatë viteve të fundit. Ai vlerësoi mbështetjen e Iranit për popullin e shtypur dhe rezistent të Palestinës.