Amir Abdulahjan: Ne mbështesim rezistencën e Libanit kundër regjimit sionist
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi: "Republika Islamike e Iranit mbështet rezistencën e Libanit kundër regjimit sionist".

Të premten, gjatë vizitës së tij në Bejrut, kryeqytetin e Libanit, Amir Abdulahjan vizitoi pjesën jugore të këtij vendi dhe zonën kufitare të Libanit me Palestinën e pushtuar.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit teksa mbolli një pemë ulliri në zonën Marun Al-Ra's, bëri nderime pranë bustit të gjeneralit të martirizuar Kasem Sulejmani në memorialin e ndërtuar në këtë zonë, si dhe fali namazin e drekës në pikën kufitare të Libanit dhe Palestinës së pushtuar.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ministri i jashtëm i Iranit Husejn Amir Abdulahjan gjatë një konference për shtyp, shpjegoi qëndrimin e Iranit për çështjet e rajonit dhe frontit të rezistencës në një konferencë shtypi në pikën zero të kufirit Marun al-Ra's midis Libanit dhe Palestinës së pushtuar.

Duke nderuar dhe përkujtuar personalitetin dhe veprën e dëshmorit Kasem Sulejmani dhe dëshmorit Abu Mehdi Al-Muhandis dhe dëshmorëve të tjerë të rezistencës, Amir Abdulahjan tha: “Në këtë zonë të Marun Al-Ra's, ne deklarojmë edhe një herë me zë të lartë mbështetjen tonë për palestinezët dhe rezistencën kundër regjimit sionist”.

Duke iu referuar takimit të tij me Sejed Hasan Nasrallah, Amir Abdulahjan shtoi: "Sot rezistenca palestineze dhe libaneze është në gjendjen e saj më të fortë dhe më të mirë, ndërsa nga ana tjetër, regjimi sionist është në gjendjen e tij më të keqe dhe ata po përballen me shumë kriza të brendshme politike, kriza sociale dhe të sigurisë".

Ministri i jashtëm i Iranit tha: "Rezistenca e Libanit vërtetoi se sionistët e kuptojnë vetëm gjuhën e forcës dhe rezistenca është opsioni më i rëndësishëm nga e cila varet siguria, stabiliteti dhe integriteti".

Duke theksuar se veprimet e Tel Avivit do të çojnë në izolimin e regjimit sionist, Amir Abdulahjan deklaroi: "Zgjidhja politike e Iranit për Çështjen e Palestinës është mbajtja e një referendumi demokratik me pjesëmarrjen e të gjithë palestinezëve. Një referendum me pjesëmarrjen e banorëve origjinalë dhe autokton të Palestinës, duke përfshirë të krishterët, hebrenjtë dhe myslimanët".

Ministri i punëve të jashtme të Iranit theksoi: "Republika Islamike e Iranit nuk dëshiron tjetër veç prosperitet, mirëqenie dhe siguri për rajonin".

