Dita Kombëtare e Gjirit Persik
Sot, më 10 ordibehesht të vitit 1402, është përvjetori i dëbimit të kolonizatorëve portugezë nga ujërat jugore të Iranit. Kjo datë është caktuar si Dita Kombëtare e Gjirit Persik.
Gjiri Persik është si një autostradë e rëndësishme detare. Ai ka pasur gjithmonë një pozitë të shquar politike dhe sot njihet si rruga ujore më e rëndësishme ndërkombëtar në botë. Gjiri Persik ka qenë gjithmonë një platformë e konkurrencës dhe e konflikteve midis fuqive rajonale dhe ndërkombëtare. Disa vende arabe në Gjirin Persik vitet e fundit kanë kërkuar të shtrembërojnë emrin e Gjirit Persik duke nxitur kolonializmin perëndimor; Ndërsa emri i Gjirit Persik ka qenë i njëjtë që në kohët e lashta. Gjiri Persik nuk është i rëndësishëm vetëm në Azinë Perëndimore dhe kontinentin aziatik por edhe në botë. Ai ka një marrëdhënie shumë mijëra vjeçare me qytetërimin iranian dhe për këtë arsye, ky rajon ujor ka qenë gjithmonë me interes për fuqitë politike ushtarake dhe ekonomike, gjeologët, arkeologët, historianët dhe gjeografët. Gjiri Persik është një det gjysmë i mbyllur në mes të Iranit dhe gadishullit arabik. Ai kalon përmes ngushticës së Hormuzit deri në detin e Omanit dhe prej andej deri në Oqeanin Indian. Kjo zonë ujore ndodhet në jug dhe jugperëndim të Iranit përkatësisht në provincat Khuzestan dhe Bushehr dhe Hormozgan. Zona e Gjirit Persik ka një kufi të përbashkët me shtatë vende përkatësisht Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejnin, Irakun, Arabinë Saudite, Omanin, Katarin dhe Kuvajtin, të cilët kanë gjatësi të ndryshme bregdetare.